Kryeministri Edi Rama u prit sot në Tallinn nga Presidenti i Estonisë, Alar Karis, në kuadër të vizitës së tij atje ku merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Lennart Meri 2026”.

Dy liderët i shtrënguan dorën njëri tjetrit,  pozjuan përpara kamerave dhe gazetarëve me flamujt e Shqipërisë dhe Estonisë në sfond, ndërsa më pas Rama firmosi librin e përshtypjeve në presidencë.

Takimi vijoi më pas mes dy delegacioneve, ku në fokus ishin çështjet e sigurisë, politika e jashtme dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike. Konferenca “Lennart Meri” konsiderohet një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare mbi sigurinë dhe politikën globale dhe këtë vit mbahet nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”.


Lajmi kryesor:

Rama nga Estonia: Presim me padurim mbylljen e kapitujve të negociatave! Michal: Mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE