Vizita sekrete e presidentit Meta në SHBA, Presidenca asnjë njoftim! Shoqërohet nga Kryemadhi si Zonjë e Parë

Ilir Meta dhe Safi Kaskas

Presidenti Ilir Meta ka lënë ditët e fundit Shqipërinë për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një informacion i tillë nuk është bërë publik nga Presidenca, por u zbulua vetëm me anë të një postimi në ‘Facebook‘ nga lobisti libanez, Safi Kaskas.

Siç shihet nga fotot që janë publikuar nga Safi Kaskas, presidenti Meta shoqërohet nga bashkëshortja Monika Kryemadhi. Kjo e fundit, pas zgjedhjeve të 25 prillit është ‘zhdukur’ nga Shqipëria dhe në dy daljet publike që ka pasur është shfaqur si Zonjë e Parë krah presidenti Meta. Dalja e saj e fundit ka qenë në Hugari, në ceremoninë e vendosjes së bustit të Skënderbeut në parkun Qendror të Budapestit.

Takimi i Metës me Kaskas dhe bashkëshortet e tyre është realizur me 20 korrik, ku Kaskas bën me dije se i dhuroi presidentit librin e shkruar prej tij ‘Kurani me Referencat në Bibël’. Ndërsa shkruan se Zonja e Parë e Shqipërisë mori përsipër që ta përkthejë librin në shqip së bashku me një grup studiuesish. 

“Unë dhe gruaja ime patëm një vizitë shumë produktive këtë mëngjes me Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Ilir Meta dhe gruan e tij Monika Kryemadhi. Ne u dhuruam atyre një kopje të librit tim Kur’ani me Referencat në Bibël. Zonja e Parë e Shqipërisë e donte librin dhe u angazhua për ta përkthyer atë në shqip me një grup studiuesish. Ata gjithashtu na ftuan t’i vizitojmë ata në Shqipëri për të festuar fillimin e përkthimit të librit”, shkruan Kaskas.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin për dozë të tretë vaksine për personat mbi 60 vjeç?

Komento

Komente

  • Vrioni: 26/07/2021 22:01

    zot i madh ne dore te kujt ka ren ky vend injorantet dhe bazhibuzuket e kthyen ne mejhane i mjeri popull

    Përgjigju
  • MINUSHE: 26/07/2021 09:35

    pse se perkthen vete Monika... se di anglisht............. se ne fakultet ka shkelqyer.......e ka pas motra ime strudente :( e donte librin thote lobisti por nuk e di qe ndoshta Mona ka lexuar fare pak libra ne jeten e vet ose asfare. shkrihen gazetaret kur del ne studio me ta!

    Përgjigju
  • emigranti usa: 26/07/2021 09:28

    geshtenja i Recit po piqen sa te kryjsh pune ne Usa blej nje pale rroba te mire ngjyre portokalli per ne rec usa i ka te forta per 20 vjet geranci te fala emimigranti usa

    Përgjigju
  • Kuti: 25/07/2021 13:17

    Mullah likja Kerkon rruge shpetimi

    Përgjigju
    • Meta ?: 25/07/2021 15:30

      Kerkon nje hu sa me te madh… e thone Amerika ja ka ba gati.



×

Lajmi i fundit

John

FOTO/ Ivanka Trump me bashkëshortin vizituan këtë verë Shqipërinë, me ta edhe sheiku i PSG