Vjedhja e banesave, ministria e Brendshme jep shtatë këshilla për qytetarët
Me nisjen e largimit të qytetarëve për pushime ka nisur edhe lëvizja e personave që vjedhin banesat. Ministria e Brendshme ka postuar 7 këshilla për qytetarët sesi duhet të mbrohen nga sulmet e mundshme.
Këshillat e ministrisë së Brendshme
Në rrjetin e saj social në Facebook, Ministria e Brendshme ka postuar disa këshilla për qytetarët kur largohen me pushime. Sipas njoftimit të ministrisë hajdutët mund të shfrytëzojnë mungesën gjatë pushimeve, për plaçkitje e vjedhje në banesa.
Këshillat e Ministrisë së Brendshme:
1.Kujdes sigurimin e banesës kur dilni jashtë shtetit apo jashtë qytetit. Mbyllni mirë dyert dhe dritaret kur niseni për udhëtim.
2.Harro mitin e çelësit poshtë vazos. Më mirë zgjidh një person të besuar për t’i lënë çelësin dhe për të kontrolluar shtëpinë.
3.Kujdes postimet në rrjetet sociale. Sa më pak të detajuara statuset, vendet dhe fotot nga vendet e largëta, aq më pak kanë mundësinë hajdutët t’iu vjedhin qetësisht shtëpinë.
4.Kujdes faturat e shtrenjta apo kutitë firmato që hidhni. Sa më pak t’jua shohin në koshin e plehrave apo në derën e shtëpisë, aq më pak tundohen hajdutët e vëmendshëm të banesave.
5.Për siguri fotografoni sendet me vlerë. Nëse bini pre e vjedhjes së banesës dhe e denonconi në 112, do të jetë më e lehtë pikasja dhe zbulimi i tyre.
6.Kujdes hajdutët trokasin të kamufluar si shpërndarës broshurash. Nëse shihni se i bien ziles së komshiut pa pushim dhe nuk largohen as kur nuk përgjigjet njeri, fotografojini dhe raportojini tek komisariati dixhital.
7.Kujdesuni për të moshuarit.
Më herët për Report Tv, zv. drejtori i Policisë Tiranë, Dhimitraq Ziu, ka folur mbi metodat që ndjekin hajdutët për të kryer krimet. Sipas tij, dy metodat më të përdorura janë informimi nga rrjetet sociale dhe kamuflimi si shpërndarësh broshurash.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3203
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Blushi akuza për arrestimin e Ilir Metës: Policia po ruan emrat e efektivëve që morën pjesë në Operacion, iu mohua edhe avokati
7 Nëntor, 15:06
-
Buxheti i Ministrisë së Brendshme 310 mln euro, 20% më shumë se vjet! Pjesa e ‘luanit’ për policinë, por nuk ka rritje pagash! Ministri: Rrisim investimet
5 Nëntor, 16:16
-
Partia e Lirisë kërkesë Policisë e Ministrisë së Brendshme: Na vini në dispozicion emrat e policëve që ‘rrëmbyen’ Ilir Metën, operacion kriminal
4 Nëntor, 11:46
-
Aplikimi për dokumentet e identifikimit, emigrantët shqiptarë tashmë mund të zgjedhin nëse duan pasaportë biometrike apo kartë ID
25 Tetor, 21:15
-
SPAK merr të pandehur deputetin e PS, Plarent Ndreca! Shkeli barazinë në tenderë si sekretar në Ministrinë e Brendshme! Nga 4 komisariate, u rikonstruktuan 2
25 Tetor, 11:54
-
Ministria e Brendshme njofton shqiptarët që jetojnë jashtë për aplikimin për Letërnjoftim Elektronik ose Pasaportën Biometrike
25 Tetor, 11:48
-
VIDEOLAJM/ Dje u arrestua Ilir Meta, përfaqësuesja e SHBA-së takon ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha
22 Tetor, 11:23
-
Pretendimi i PD se FNSH u nxori armën, ministri: S’ishin të armatosur, po zbatonin detyrën! Bardhi: Të hetohet kush dha urdhrin që policia të futej në Kuvend
18 Tetor, 11:01
-
Ministri Hoxha shkarkon drejtorin e Gjendjes Civile, Vangjush Stavro
16 Tetor, 13:38
-
Protesta e PD, ministri Hoxha: Shfaqje e shëmtuar, si kurrë më parë sulmuan edhe selinë e kundërshtarëve! Dhunuesit do përballen me drejtësinë
8 Tetor, 07:17
-
Protesta e opozitës, mbështetësit e PD bllokojnë rrugën dhe qarkullimin e mjeteve! E pësojnë dhe qytetarët, ndërhyn Policia
7 Tetor, 19:49
-
Ministri Hoxha prezanton Kryeadministratoren e re të AAPSK: Goditje në pikën më nevralgjike të krimit, pronat dhe paranë!
4 Tetor, 12:32