TIRANE-Kur kanë kaluar 3 vite nga skandali i vjedhjes së 713 milion lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë, gjykata civile ka vendosur që të dënuarit për këtë vjedhje Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia duhet të kthejnë në bankë paratë e vjedhura.
ReportTv ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatëses Rezarta Balliu, ku më 21 qershor është vendosur kthimi i parave dhe sekuestro mbi cdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të dy të dënuarve Bitraj e Bruzia.
Më 3 Mars 2015 Banka e Shqipërisë ju drejtua gjykatës me një padi shkaktim dëmi, por pas disa muajve pezullim ky proces u rihap me dënimin e formës së prerë dhënë nga apeli me 13.4 vite ndaj Ardian Bitraj dhe 10 vite ndaj Mimoza Bruzia.
Në Korrik të 2014 rrëfimi i vetë Ardian Bitrajt zbuloi skandalin e vjedhjes së thesarit të Bankës së Shqipërisë.
Pas këtij skandali zyrtarët më të lartë të bankës përfshi dhe guvernatorin Ardian Fullani përfunduan në pranga.
Aktualisht për këtë skandal të vetmit që ndodhen në qeli janë Bitraj e Bruzia, ndërsa Fullani mundi të marrë pafajësinë nga drejtësia shqiptare dhe në gjykatën administrative përfitoi mbi 12 paga si dëmshpërblim për shkarkim të padrejtë nga posti i guvernatorit.
Ndërkohë që Bitraj e Bruzia janë pas hekurave mbetet e paqartë se si ata do të kthejnë shumën e vjedhur prej 713 milion lekë, pasi nga hetimet e prokurorisë këta dy shtetas tashmë të dënuar rezultuan të varfër.
Pas hetimit të skandalit nga prokurori Ramadan Toci në pranga përfundoi dhe ish Guvernatori i Bankës Ardian Fullani, por procedimi ndaj tij u mbyll pasi gjykata e Shkallës së parë dhe ajo e Apelit i dhanë atij pafajësinë.
Kjo pafajësi nuk u apelua nga prokuroria me rekurs në gjykatën e Lartë duke sjell për pasojë të drejtën e Fullanit për të kërkuar dëmshpërblim dhe rikthim në detyrë, por gjykata administrative i njohu ish guvernatorit vetëm 12 paga kompensim.
Skandali u zbulua në korrik të vitit 2014 ndërsa në total për këtë dosje u proceduan 15 persona mes tyre dhe ish drejtues të bankës dhe ekspertë të inventarizimit të arkave të grabitura në thesar.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO