TIRANË, 8 Prill/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burgim për Ardian Bitrajn dhe 15 vite për Mimoza Burzian, të akzuar për vjedhjen e 713 milion lekëve nga Banka e Shqipërisë.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, prokuroria lexoi pretencën e saj të përpiluar në 12 faqe, ku deklarohej se Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia janë autorët kryesor të vjedhjes së Bankës së Shqipërsië.
Prokurorët Antoneta Sevdari dhe Nidinu Tavani rradhitën para trupit gjykues provat e gjetura prej tyre, të cilat hpallin fajtor dy të pandehurit, për të cilët u kërkua 35 vite burg në total, 20 vite nga Bitraj dhe Burzian 15 vite. Bitraj dhe Burzia në rast se gjehen fajtor nga gjykata përfitojnë ulje të dënimit deri në 1/3 për shkak se kishin kërkuar gjykim të shkurtuar.
Sipas Prokurorisë "Bitraj e ka pranuar vjedhjen në thesar dhe ka shpjeguar mekanizmin e saj". Dhe sipas organit të akuzës "u vodhën 8 arka" me para të cilat më pas "ishin mbushur me libra", teksa paratë janë deklaruar të humbura në bixhoz./a.g/











