Vjedhja e energjisë,policia: Vijon
aksioni, evidentohen 54 raste të reja

Vijon puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike .
 
Në  të gjithë vendin gjatë  kësaj jave kanë vepruar  100 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE.
 
Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici -  OSHEE në 6.440 raste .
 
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  54 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  54  autorë.
 
Nga këta janë arrestuar në flagrancë  19 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .
Janë  shpallur në kërkim  21 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 14 persona .
 
Po gjatë kësaj jave  janë ndërprerë 4.076 lidhje të abonentëve debitorë dhe 54 lidhje të paligjshme.
 
Gjithashtu janë kontrolluar 145 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
 
Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv

Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv