TIRANE- Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodi Penal. Duke filluar nga data 1 shtator, të gjithë personat që abuzojnë me energjinë elektrike rrezikojnë të dënohen deri në tri vete burg. Ndryshimet e Kodit Penal të propozuar nga Ministria e Brendshme dhe që janë dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani janë botuar në Fletoren Zyrtare dhe do të fillojnë të zbatohen nga data 1 shtator. Ndryshimet e bëra në Kodin Penal parashikojnë që personat që vjedhin energji elektrike do të dënohen me burg deri në tri vjet.