Vjedhja e parave në shtëpinë e zyrtares, Berisha reagon në Tik-Tok: Rama bëri gjithçka që mos t'i dilte emri Alda Klosit

SalI Berisha, i cili prej disa ditësh ishte i sëmurë më grip, ka zgjedhur sot të reagojë nëpërmjet rrjetit social Tik-Tok, për vjedhjen e parave nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi në shtëpinë e Alda Klosit. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama ka bërë çdo gjithçka që është e mundur që të fshihet identitetin e Alda Klosit.

‘Mirëdita dhe përshëndetje miqtë e mi të TikTok!  Nis me kënaqësi sot komunikimin direkt me ju, pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të një gripi. Unë duke ju shprehur mirënjohjen për mbështetjen tuaj cilësore dhe shumë të rëndësishme, gjithashtu dua të shpreh besimin se ky vit do të jetë një vit i madh shprese, një vit në të cilin ne do realizojmë projektet tona në interesin tonë dhe të vendit.

Krahu tjetër është një kaos, është sot më i deskrituar se kurrë. Rasti i Rozeta Dobi-t, Alda Klosit është heqja e kapakut të një pusete, në të cilët vërshuan në të katërta anët gjirizet e llumit qeveritar. Në këtë kontekst ajo që bën më përshtypje është se si ka mundësi një njeri që vjen me një apartamet të 40 m2 në Tiranë, lumturohet me 7 të tjera të tilla, pa llogaritur makinat, bizhutë etj, etj. Por po kaq përshtypje të bën fakti se Edi Rama bëri gjithçka fillimisht të fshihte identitetin e Alda Klosit, pasi këtë kishte bërë në raste të tjera me sukses me ministrat e tij kur ishin vjedhur banesat si Gjiknuri apo flitet për Beqja e Spiropali e të tjerë.’- shkruan Berisha.

Më tej, ish-kryeministri, thotë se po bëjnë përpjekjet për fushatën për zgjedhjen e Këshilltarëve për Komunat dhe Bashkitë.

‘Sidoqoftë ne sot jemi në një përpjekje të re, në fushatën për zgjedhjen e Këshilltarëve për Komunat dhe Bashkitë. Le të bëjmë gjithçka për të zgjedhur më të mirët në parlamentet lokale dhe nuk ka diskutim se më të mirët gjenden midis jush të dashur të rinj e të reja që ndiqni TikTok-un. Ndaj ju ftoj me guxim të merrni pjesë në këtë fushatë në të cilën ju do t’i bëni qytetet tona më të lira, më demokratike, më të bukura! Faleminderit dhe një herë një vit të mbarë!’- shkruan Berisha.

Hetuesit kanë dyshime se pastruesja Rozeta Dobi të ketë vjedhur edhe në shtëpi të tjera, pasi me publikimin e lajmit të vjedhjes në shtëpinë e ish-shefes së kabinetit të ministrit Arben Ahmetajt, Alda Klosi, persona të ndryshëm kanë identifikuar si të tyret disa nga bizhuteritë e vjedhura, por sipas burimeve, nuk kanë bërë denoncim në kohën që sendet kanë humbur. 410 mijë eurot e gjetura me kontrollin e dytë në banesën e pastrueses, të fshehura tek aspiratori janë ende pa Zot, pasi Rozeta Dobi ka zgjedhur të mos flasë në gjykatë, por vetëm në polici në deklaratën e parë ka pranuar se 120 mijë euro, përfshirë në këtë vlerë edhe bizhuteritë, i ka marrë në shtëpinë e Alda Klosit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
VIDEO-LAJM/ Prej ditësh i sëmurë me grip, Sali Berisha shfaqet sot në selinë e PD-së me dy gishta lart

Prej disa ditësh i sëmurë me grip, duket se gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Sali Berisha është përmirësuar, pasi sot mbërritur në selinë blu.

Kjo është dalja e parë e Berishës për vitin e ri. Ish-kryeministri Sali Berisha mungoi në takimin për të kujtuar 32-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike.

Në fillim të ceremonisë, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se ish-kryeministri Berisha ishte me grip, ndaj edhe nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/01/2023 02:42

    Z. Berisha pse habitesh se si znj,Klosi me nga nje apt. perfundoi me 7 te tille?! Mjafton te pyesesh Jamarber Malltezin se si e shumefishoi pasurine te /Partizani/ dhe e merr vesh se si i ka shtuar dhe znj.Klosi,vetem se zonja nuk kishte /grua,kunat e vjeherr V.I.P/ qe t'ja dhjetfishonte si Jamarberi.

    Përgjigju
  • klodi: 11/01/2023 14:40

    a te gjujti njeri kapele ?

    Përgjigju
  • titi: 11/01/2023 14:18

    hahahah po eshte per te te vjedhur ty o mashtrus ordiner

    Përgjigju
  • Armand: 11/01/2023 14:16

    Aman o vec ti mos fol per te tilla tema se o ke rrjep ti o ska rrjep njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë