Prokuroria e Tiranës ka marrë sot në pyetje, ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i arrestuar ditën e premte në mbrëmje nga uniformat blu.
Burime pranë Prokurorisë së Kryeqytetit bëjnë të ditur se në ndryshim nga rastet e tjera, Fullani është marrë ne pyetje në qelinë e tij pranë burgut 313, ku prokurori i çështjes, Ramadan Troci, dhe dy oficerë të policisë gjyqësore, Elidon Hysenaj dhe Lazar Çuni. janë paraqitur për të marrë dëshminë e ish-Guvernatorit. Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë të ditur se prokurori i çështjes, Troçi, ka biseduar me Fullanin për rreth 60 minuta dhe kjo është hera e parë që ai pyetet nga prokurori që pas arrestimit të tij.
Kujtojmë një ditë më parë në pyetje u mor edhe Guvernatorja në detyrë, Elisabeta Gjoni në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa po dje, anëtari i Këshillit Mbikeqyrës, Ardian Civici, dha dorëheqjen nga pozicioni që mbulonte.
Grupi hetimor ngritur nga task-forcë e Prokurorisë së Tiranës pritet që të rimarrë në pyetje 14 personat që tashmë ndodhen në qelitë e paraburgimit. /ATSH/
/Shqiptarja.com