TIRANË - Gjykata e Tiranës ka dhënë sot dënimin prej 1 vit e 9 muaj burgim për Petrit Ramohitajn, ish-përgjegjësin e arkës në Bankën e Shqipërisë i akuzuar për shpërdorim detyre në kuadër të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë.
Vendimi për Rahmonitajn erdhi pasi Gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar për të. Ish-Përgjegjësi i arkës, pas hetimit të kryer nga prokuroria u gjet fajtor për shkelje të nenit përkatës, ku flitet për "Shpërdorim Detyre". Rahmonitaj u arrestua së bashku me pesë persona të tjerë më 31 korrik 2014.
Kujtojmë Gjykata dhe Prokuroria kanë vendosur të shqyrtojnë çështjen e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë në tre procese të ndryshme dhe Rahmonitaj ishte pjesë e 15-të ish punonjësve të BSH, të cilët u gjykuan me Gjykim të Shkurtuar.
Po sot Gjykata e Tiranës do të marrë vendim edhe për ish-Kryeinspektoren Elivar Golemi, e cila akuzohet gjithashtu për shpërdorim detyre.
Më 19 shkurt të këtij viti Gjykata dënoi në total me 11.1 vite ish-10 zyrtarë të BSH, ku secili prej tyre nuk do të kryejë më shumë se 1.6 vite burg, mes të cilëve edhe ish-Drejtori i Emisionit të Parasë Dorian Çollaku. Të gjithë ata akuzoheshin për shpërdorim detyre në lidhje me skandalin që përfshiu institucionin më të rëndësishëm financiar të vendit vitin e shkuar. /ATSH/
/Shqiptarja.com