TIRANË - Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë, kane ndaluar shtetasin të shpallur në kërkim, Gëzim Vasi, vjeç 24, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër, i cili akuzohet se ka kryer një vjedhje me dhunë datë 9 tetor 2014 në qytetin e gurtë.
Burime policore bëjnë të ditur se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës me vendim Nr.448, datë 22.10.2014 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vjedhje me dhunë". Më datën 09.10.2014, rreth orës 20.00, ky shtetas, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë i kanë vjedhur me dhunë 150.000 lekë dhe 10.000 euro shtetasit A.G, pranë një rruge në lagjen Kodra e Shtufit të qytetit Gjirokastër. /ATSH/
/Shqiptarja.com