Bëhet fjalë për “Solar Impulse 2’, që tashmë ka kryer me sukses fluturimin e tij të parë duke përdorur energjinë elektrike, ndonëse në fakt ky ka qenë një test që ëhstë bërë nga ekspertët e fushës.
Me fluturimin e tij të parë në hapësirë, avioni që përdor vetëm energjinë diellore u ul të shtunën në Kaliforni pas një fluturimi 3-ditor përmes Oqeanit Paqësor, ndërkohë që ky moment është konsideruar si një sukses i ekspertëve që e programuan dhe ndërtuan këtë avion ndryshe nga të tjerët që përdorin lëndë diegëse për fluturim.
Tashmë të gjithë kanë hyrë në histori, duke përfshirë programuesit, ndërtuesit e avionit, por edhe piloti që besoi dhe nuk nguroi që të bëhej piloti i këtij eksperimenti që rezultoi i suksesshëm.
Piloti Bertrand Piccard mbërriti në Luginën e Silikonit në jug të San Francisco rreth orës 11:45 të darkës, pas fluturimit të tij të parë pa naftë ka thënë se ky ishte një moment shumë emocionues.
‘Ishte një moment gjatë natës kur unë po shihja reflektimin e hënës në oqean dhe po mendoja: Jam krejtësisht vetëm në këtë kabinë të vogël dhe ndjehem tërësisht i sigurt. Jam shumë mirënjohës që jeta ma solli një eksperiencë të tillë, është ndoshta eksperienca më fantastike që kam përjetuar’, u shpreh piloti.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)