Vjen 'kolana' e Mid’hat Frashërit në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë

Vjen 'kolana' e Mid’hat Frashërit në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë

Veprat e Mid'hat Frashërit në ekspozitën e Bibliotekës Kombëtare

Me rastin e kthimit në atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe kulturës mbarëkombëtare, Mid’hat Frashëri dhe në kuadër të javës përkujtimore në 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë çeli të martën një ekspozitë që përmbledh të gjithë veprimtarinë dhe botimet e çmuara të Lumo Skëndos nga shkrimi i tij i parë në revistën shqiptare “Albania”,  në vitin 1897, deri në botimet e më të fundit të veprës së tij.

Një personalitet në historinë e kulturës dhe letrave shqipe Mid’hat Frashëri, drejtoi dhe themeloi dhe një sërë revistash dhe gazetash si “Lirija”, “Kalendari kombiar” apo “Dituria etj.

Në arkivën e Bibliotekës Kombëtare ruhen botimet e tij të para si “Naim be Frashëri” (Sofje, 1901); “Dhe trego një : Librë për në shkollë” (Sofje, 1902); “Naim Beg Frashëri : (traduzione dall'albanese)” (Catanzaro, 1903);  “Këndime për shkollat e para” (Selanik, 1910); “Këndime : për reshtatë filltare” (Selanik, 1910); “Këndime : për skolat e para” (Selanik, 1910);  “Këndime : pas programit të mësonjëtorevet të para” (Stamboll, 1912); “Hi dhe shpuzë : frymëzime, novela, kujtime” (1915); “L' Affaire de l'Epire : le martyre d'un puple” (Sofie, 1915); “Letra mi një udhëtim në Svicrë” (1915); “Pour l'Albanie” (Lausanne, 1919); “Albanais et sllaves” (Lausanne, 1919); “Le Mouvement anti-italien en Albanie” (1920); “L' Albanie : le petrole albanias - le budget 1921-1922 – commerce de tabacs” nga Léon Husson, G. Recoing dhe Mid’hat Frashëri (me pseudonimin Adriatiku); “Albania : zece ani de istoria albanezâ” (1921);  “Le Différend albano-serbe” (Constanza, 1921); “Albanie : panorama politique” (Paris, 1922); “Plagët tona : çë na mungon? : çë duhet të kemi”  (1924); “Gruaja : librë për gratë dhe për burratë : dedikuarë trupit arsimor Shqiptar” (1928).

Lidhur me prezantimin e veprave të tij në këtë ekspozitë janë përzgjedhur edhe shqipërimet si: metodat e F. Ahn për mësimin e gjuhëve të huaja anglisht dhe frëngjisht botuar në Bukuresht dhe Sofje më 1902 dhe 1908; shqipërimi i “Robinsoni” i Daniel Defoes botuar në Selanik më 1910; “Bëje të mirën pa hidhe në det : prallë për djemtë” i Franc Hofman (Sofje, 1910); “Shkurtabiq' i verdhë. Miu i vockël. Sorkadhe e bardhë” nga Marie Catherine d' Aulnoy (Sofje, 1913) apo shqipërimi i “Gyjom Telli” të Alphonse De Lamartine botuar më 1898; “Historia e Shqiptarevet t' Italisë” i Petro Scaglione (1921); “Psikologji e edukatës” i Gustave Le Bon (1923). Një vend të rëndësishëm zë edhe botimi i “Fjalori i Marko Boçarit : le lexique de Marc Botzari” me parathënie në shqip dhe frëngjisht nga Mid’hat Frashëri botuar në vitin 1926.

Nuk mungojnë edhe ribotimet pas viteve ’90 si “Hi dhe shpuzë : proza poetike, novela, kujtime” (1995); “Vepra : Naim Frashëri. Hi dhe shpuzë. Plagët tona” (Prishtinë, 1996); “Naim Frashëri : jetëshkrim” (1996); “Pjesë të zgjedhura nga vepra” (1997); “Shqiptarë dhe sllavë” (1998); “Çështja e Epirit : triptik essesh : përkthim” (1998);  “Mbresa udhëtimesh : 1911-1921 : Shkup, Kosovë, Sofje, Zvicër, Paris” (1999); “Fati i Shqipërisë” (1999); “Letërkëmbime” (2000); “Diturija” (1999); “Udhëtarët e huaj në Shqipëri gjer në fund të shekullit XIX” (1999); “Plagët tona : ç'ë na mungon? Ç'ë duhet të kemi? (1999); “Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë” (2005); “Or' e fundit : proza letrare dhe dokumentare” (2007); “Plagët tona : çë na mungon? çë duhet të kemi?” (2008); “Foleja kombëtare : dramë historike me katër akte” (2008); “Elita shqiptare : një studim mbi veprimtaritë kryesore të Mid'hat Frashërit (Lumo Skendo) dhe pjesë të zgjedhura nga vepra e tij” (2008); “Fati i Shqipërisë : esse të zgjedhura” (2009); “Bibliographie albanaise : [description raisonnée des ouvrages  publiès en Albanais ou relatifs a l'Albanie du quinzième siècle a l'année 1900]” i Emile Legrand, plotësuar nga Mid’hat Frashëri dhe Henri Gûys (2011); “Udhëtarët e huaj në Shqipëri gjer në fund të shekullit XIX” (2012); “Çështja çame” (2013); “Kritika” (2016); “Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë” (2016); “Vepra të zgjedhura (2017) dhe botimin anastatik të revistës “Dituria” (2018), përgatitur nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë vizitorët në hollin e Bibliotekës Kombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja