Vjen një lehtësim për Chelsean nga Mbretëria e Bashkuar

Vjen një lehtësim për Chelsean nga Mbretëria e Bashkuar

Chelsea do të lejohet të shesë bileta për ndeshjet miqësore, ndeshjet e kupës dhe ndeshjet që përfshijnë ekipin e vajzave pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar bëri ndryshime në lejen speciale të klubit.

Klubi nuk ka qenë në gjendje të shesë bileta pasi pronari Roman Abramovich u sanksionua nga qeveria si pjesë e përgjigjes së saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas lejes së ndryshuar, të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë direkt në Premier League dhe më pas do t’i shpërndahen palës përkatëse.

Si pjesë e ndryshimeve të lejes, kompania e Roman Abramovich, Fordstam Ltd, duhej të paguante 30 milionë funte te Chelsea për kostot e saj të funksionimit.

Kjo do të thotë se Chelsea do të jetë në gjendje të shesë bileta për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid më 6 prill dhe gjysmëfinalen e FA Cup në Wembley Stadium në fundjavën e 16 prillit kundër Crystal Palace.

Tifozët e huaj mund të blejnë bileta për ndeshjet e Premier League në Stamford Bridge, me të ardhurat që shkojnë në Premier League.

Ndeshja e radhës e Chelseat në Superligën e Femrave është më 3 prill në Kingsmeadoë kundër Reading.

Chelsea ka kërkuar që çdo para e krijuar nga shitja e biletave, të cilat klubi do të kishte marrë zakonisht, t’u dhurohet viktimave të luftës në Ukrainë dhe Premier League tha se “bamirësitë përfituese do të shpallen në kohën e duhur pas konsultimit me klubin”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë