Listat, SHBA: Keqardhje, por vendimi ishte kompetencë e parlamentit (i përgjigjet edhe Ramës)! Brukseli: Tani detajet diskutojini bashkë në Këshill

Ka ardhur reagimi i parë nga Brukseli dhe nga ambasada amrikane pas votimit në Kuvend të ndryshimit të Kushtetutës për hapjen e listave, pa dakordësinë e opozitës jashtë parlamentit.

Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionerit Evropian për Zgjerimin, Fqinjësinë dhe Partneritetin Ndërkombëtar me keqardhjen që nuk pati kompromis, shprehet se tashmë është me rëndësi që ndryshimet në Kodin Zgjedhor për % e hapjes së listave dhe koalicionet të diskutohen në Këshillin Politik në një gjithëpërfshirëse.

Ana Pisonero saktëson se kushti për hapjen e negociatave për Shqipërinë u përmbush me miratimin e paktit të 5 Qershorit dhe kjo nuk ndikon.

"Ndërsa pranojmë miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë të disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk pati më shumë kohë për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në Këshillin Politik.

Ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuara nga Parlamenti më 23 korrik për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli për hapjen e negociatave të pranimit.

Tani është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, në veçanti listat e hapura + koalicionet parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese + gjithëpërfshirëse përpara se të votohen" shkruan ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:01
Isabel Santos përshëndet hapjen e listave: Partitë të vazhdojnë dialogun konstruktiv

Reporterja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos  ka përshëndetur hapjen e listave nga Parlamenti shqiptar. Ajo kërkon nga partitë politike të ruajnë frymën e dialogut që lejoi arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore.

"Përshëndes miratimin në Parlamentit për hapjen e listave. Është e rëndësishme që të gjitha partitë në Shqipëri, brenda dhe jashtë parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv, që lejoi marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, një kriter themelor për Bashkimin Europian", shkruan Santos në Twitter.

Ora 16:56
Raportuesi i CDU-së për Shqipërinë: Kuvendi demokratizoi procesin zgjedhor, punoni së bashku edhe në të ardhmen

Nikolas Lobel, raportuesi i CDU-së për Shqipërinë, përshëndet vendimin e Kuvendit shqiptar për ndryshimet kushtetuese që sjellin hapja e listave dhe thënë se po demokratizohet edhe më tej procesi zgjedhor. Ai tha se parlamenti përmbushi kërkesat e Bungestagut dhe rekomandimet e OSBE, ndërsa ka kërkuar që palët të punojnë së bashku në të ardhmen

"Është një hap i shkëlqyeshëm për Shqipërinë në rrugën drejt Evropës. Parlamenti shqiptar plotëson Marrëveshjen e Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut për të miratuar një rekomandim të OSBE-së bazuar në Reformën Zgjedhore dhe demokratizuar më tej procesin zgjedhor. Ju lutemi punoni së bashku edhe në të ardhmen", ka shkruar Lobel, i cili ka shpërndarë mesazhin e Florian Hahn, raportuesi për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman.

Ora 16:40
Listat, Ambasada SHBA: Keqardhje për mungesa a konsensusi, por vendimi ishte kompetencë e parlamentit. Tani presim qe drejtuesit do ta mbajnë fjalën

Ambasada e SHBA-së në Tiranë shpreh keqardhjen që ndryshimet kushtetuese sot në Kuvend për hapjen e listave nuk u miratuan edhe me konsensusin e opozitës jashtë parlamentit. Yuri Kim thotë se e kupton zhgënjimin e opozitës, por u kërkon që të vijojnë pjesëmarrjen në Këshillin Politik. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se shqiptarët vendosin vetë dhe se 'nuk i erdhi mirë' nga deklaratat e ambasadores amerikane dje kur tha se 'do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre' për dialog në Këshillin Politik, referuar shumicës, por Kim nuk është tërhequr duke e përsëritur sërish sot qëndrimin.

"Më 23 korrik, Parlamenti miratoi legjislacionin për të kodifikuar marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, e cila u arrit në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse përmes Këshillit Politik. Sot, Parlamenti miratoi ndryshime në Kushtetutë që do të mundësojnë masa shtesë për reformën zgjedhore. Ndërsa ky veprim ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Ne i kujtojmë shumicës deklaratat e saj se, megjithë miratimin e sotëm në Parlament, ata synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin Politik, në mirëbesim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshje për zbatimin e legjislacionit mbi listat e hapura dhe koalicionet.

Ne e kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëve. Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit, udhëheqësit shqiptarë duhet të tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshje që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar" shkruan ambasada e SHBA-së.

Ora 15:27
Britania: Donim dialog, tashmë ndryshimet në Kod diskutojini bashkë para votimit në parlament

Edhe ambasadori britanik Duncan Norman në reagimin e tij pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese ishte në të njëjtën linjë me atë të BE-së dhe Gjermanisë. "Marrëveshja e 5 qershorit tregoi se çfarë mund të arrihet me dialog, kohë dhe vullnet politik. Do të donim të kishim parë të njëjtën qasje konstruktive në miratimin e ndryshimeve të sotme të Kushtetutës. Është thelbësore që ndryshimet e ardhshme të Kodin Zgjedhor të diskutohen gjerësisht me të gjitha palët në Këshillin Politik përpara se të votohen në parlament."

Ora 14:42
Kuvendi hapi listat, raportuesi për Çështjet Europiane në Bundestag: Demokratizim i procesit

Florian Hahn, raportuesi për Cështjet Europiane në Bundestagun gjerman ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Shqipërisë sot për të ndryshuar kushtetutën me qëllim hapjen e listave. Ai e cilëson këtë demokratizim të mëtejshëm të procesit zgjedhor, ndërsa u kërkon palëve që të punojnë bashkë.

"Ne përgëzojmë Parlamentin shqiptar për përmbushjen e Marrëveshjes së Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestag për të miratuar një rekomandim të OSBE / ODHIR të bazuar në Reformën Zgjedhore dhe demokratizimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor. Por: të gjitha palët duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku në Shqipëri" shkruan ai.

Ora 14:32
Listat dhe koalicionet, Soreca: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratohen me konsensus

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca shpreh keqardhje që Kushtetuta u ndryshua sot pa dakordësinë e opozitës jashtë parlamentit, megjithatë kërkon që ndryshimet në Kodin Zgjedhor për listat dhe koalicionet të miratohen me konsensus. "Tani është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor të nevojshme për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, me referencë të veçantë në listat e hapura dhe rolin e koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse para se të votohen në parlament" shkruan ai.

Ora 14:23
Ambasadori gjerman: Listat dhe koalicionet diskutojini me dialog në Këshillin Politik

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf kërkon nga palët politike që të bashkëpunojnë për implementimin ligjor të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor si dhe të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit. Referuar ndryshimit të kushtetutës me kundërshtimin e opozitës jashtë kuvendit, ai kërkon që tani në Kodin zgjedhor ndryshimet të reflekton me konsensus.

"Shpreh keqardhjen që megjithë marrëveshjen e arritur dhe tanimë të vendosur në ligj të 5 qershorit reforma zgjedhore e nisur në mënyrë të suksesshme është duke marrë sërish tipare konfliktuale përmes ndryshimeve kushtetuese. Unë respektoj rolin institucional të parlamentit, por njëkohësisht kuptoj që prej marrëveshjes së 5 qershorit rezultojnë pretendime legjitime për një dialog gjithëpërfshirës.

Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve të bashkëpunojnë për implementimin ligjor të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor si dhe të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit. Në këtë kontekst duhet të diskutohen në mënyrë të veçantë çështjet e listave të hapura dhe roli i koalicioneve parazgjedhore me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në frymën e përfshirjes dhe të bashkëpunimit.

Shqipëria gjendet përpara mundësive dhe sfidave të mëdha - përmend këtu vetëm bisedimet e anëtarësimit në BE, rindërtimin pas tërmetit dhe kapërcimin e krizës Corona dhe pasojave të saj. Në një situatë të tillë rregullat e qartë e transparentë për zgjedhjet e ardhshme, të pranuar nga të gjitha palët politike, janë me rëndësi thelbësore për të ardhmen e vendit. Sjell në vëmendje, që reforma zgjedhore mbetet një element qendror në përmbushjen e kushteve të formuluara nga Këshilli i BE-së (dhe në mënyrë të ngjashme nga Bundestag-u) përpara Konferencës së Parë të Anëtarësimit me BE-në dhe se zbatimi i suksesshëm i saj është një prej kushteve të grupit të dytë" shkruan ai.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM KY IMI: 30/07/2020 18:43

    O KASM KY IMI SHUM I ZGJUT JE DEMOKRACI DO TË THOT MIRKUPTIM DISKUTIM E VENDOS MAZHORANCA NË DEMOKRACI O KASEMI KACI. DO ME THËN VOTA E SHUMICËS QË I KA DHËN POPULLI PRA VENDOS POPULLI O KASEM DRIDHE 5 HER ME NJĒ VEN SE LYLI SHPEJT VJEN E ME KASEMIN TEM VJEDHJET I FITON.

    Përgjigju
  • Juliani: 30/07/2020 18:09

    Është skandaloze se si e kemi lënë veten deri në këtë pikë që gjithë media kryesore kanë si lajme kryesore se çfarë tha ky e çfarë tha ai ambasador!! Po pse nuk bën një kërkesë Shqipëria që të bëhet pjesë e Amerikës së këta të Evropës as që kanë ndërmend ta pranojnë, por të paktën ta dimë që jemi të varur prej tyre!? Në gjithë këto vite të ashtuquajtura të demokracisë e kanë bërë Shqipërinë si një kurve që mund ta përdori gjithkush dhe ku secili ka diçka për të thënë dhe vetëm ky popull tutkun s'u dëgjua një herë se çfarë do ky? Si është e mundur që I presin gjërat nga të tjerët me lloj lloj idesh konspirative dhe jo kështu po ashtu dhe ska kurrë një reagim qytetar!!? Këta politikane bëjnë si ju do qefi se reagimi popullit është zero! Ky kryekar/agjozi ngriti çadrën dikur dhe ka kaq kohë që vetëm flet sikur Shqipëria është në luftë civile, desh e dogjën vendin vjet më parrullat e vjedhjeve te votave me hajdut votash e bla bla bla dhe kur vjen fundi kishte gjithë kohën e nevojshme të bënte një reformë cilësorë zgjedhore por si duket e zuri gjumi, si përfundim gjithmonë vetëm kompromise alla shqiptarçe që e lënë vendin në vend numëro. Ky tjetri bën sikur I digjet shpirti për vendin dhe ka 7 vjet që po e shpopullon vendin si rezultat I humbjes së shpresës, dhe del e thotë në jemi në anën e duhur të historisë, po ju ini po aq përgjegjës në mos më shumë me veprimet dhe mosveprimet që Shqipëria është në këtë gjendje mor tutkun!? Ore po ku ka vend në Evropë që pozita dhe opozita janë dakord apo që detyrohen të bjenë dakord!? Zgjedhjet prandaj bëhen dhe demokracia këtë funksion ka që mundet të flasim dhe duhet të flasim por nëse nuk biem dakord e vendos vota, përndryshe hiqeni atë m... Parlament dhe ik pyetni ambasadoret dhe kurcejini shqiptarët për ato shpenzime për ta mbajtur atë parlament. Për shkak të këtyre kompromiseve Shqipëria është këtu ku është që po shkon për lesh me ndihmën edhe të këtyre ambasadorëve. Kam 21 vite në Norvegji dhe 2 herë e kam parë në lajme ambasadorin e Amerikës edhe ato thjesht për prezantim kur kanë ardhur të rinj. Me këto sjellje në jemi bere turpi I vetvetes.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 30/07/2020 17:12

    Merrni shembull nga keshilli politik i shba apo i parlamentit europian.çfare vendiset ne keshillin politik eshte i detyruar per kongresin dhe senatin.po keshtu edhe per parlamentin europian.poe keta nuk duan te mesojne qe politika eshte ne plan te pare.qe vendimet duhet te merren me unanimitet ne byrone politike ,pra ne keshillin politik ,pastaj te miratohen ne kuvend.madje teperohet,eshte humbje kohe te diskutohet ne kuvend.keshtu e kuptoj une qendrimin e kimit.

    Përgjigju
  • Latif: 30/07/2020 16:55

    Jo or jo, nuk shpetoni kaq kollaj juve me nje deklarate shtypi, ju e dini shume mire qe edhe kur te lidhim breket do ju kerkojme nderhyrje per modelin e nyjes

    Përgjigju
  • eka: 30/07/2020 16:24

    per zotin tamam tallet bota me na as ma hengshe as ta hengsha,ata vijne ne shqiperi per te fituar per vete,mjer ne gomenjt qe sduam me pa njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja