Vjeshta, datat e provimeve të lirimit
e maturës, tarifat për çdo fakultetet

Vjeshta, datat e provimeve të lirimit<br />e maturës, tarifat për çdo fakultetet
TIRANE - Ministria e Arsimit bën publike datat e zhvillimit të provimeve të lirimit dhe të maturës, për të gjithë ata nxënës që nuk kanë mundur të jenë kalues në fazën e parë të tyre.

Provimet e vjeshtës për 9-vjeçaren do të zhvillohen:
Gjuha Shqipe: Më 27 Gusht
Matematika: Më 30 Gusht
Pakicat kombëtare greke dhe maqedonase: Më 25 Gusht




Provimi për secilën lëndë fillon në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë 2 orë e gjsymë.

Ndërsa për maturën shtetërore, provimet e vjeshtës do të mbahen në datat:
Gjuhë e huaj: Më 10 Shtator
Gjuha shqipe dhe letërsia: Më 13 Shtator
Matematika: më 16 Shtator
Lëndët me zgjedhje: Më 22 Shtator

Testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, nga te cilat 13 me alternativa dhe vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 pyetje me zhvillim dhe vlerësohen me 37 pikë. Provimi për lëndët e detyrueshme fillon në orën 10:00
Provimi për lëndët me detyrim zgjat 2 orë e 30 minuta secili, ndërsa lëndët me zgjedhje zgjasin 4 orë.

Provimet me zgjedhje kanë nga 29 pyetje, 10 me alternativa që vlerësohen me 10 pikë, dhe 10 me zhvillim që vlerësohen me 30 pikë. Provimi nis në orën 11:30.

Po ashtu, Ministria e Arsimit bën publike tarifat vjetore për të gjithë universitetet në vend. Shqiptarja.com publikon të plotë listën.



Për vitin akademik 2014-2015 Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar 19.726 kuota të pranimit të studentëve në institucionet e arsimit të lartë. 

a) Kuota e pranimeve te reja per programet e studimeve te ciklit te pare, per programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe per programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte – 19 166
b) Kuota per program te dyte studimi – 200
c) Kuota per transferim studimesh – 300
9) Kuota per shtetasit e huaj – 60.

Ministria e Arsimit ka publikuar dhe datat e disa konkursve për universitetet shtetërore dhe udhëzimet përkatëse.

Në Universitetin e Arteve të Tiranës rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithe provimet e Matures Shtetërore, te llogariten në masen 30% dhe rezultatet e konkursit te pranimit në masën 70%,, sipas Tabelds nr. 1, bashkengjitur ketij Udhezimi. Kandidati qe nuk kalon pragun e pikëve minimale të konkursit të pranimit, në programin ku ka konkurruar, sipas Tabelës nr.2, bashkëlidhur ketij Udhezimi, sipas përcaktimit për program studimi, nuk fiton td drejtën e studimit.

 Në Universitetin e Sporteve të Tiranës, rezultatet e shkollës së mesme, nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithe provimet e Matures Shtetërore, të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%, sipas Tabelds nr.1 bashkëlidhur këtij Udhezimi.

Në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, në programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”, rezultatet e shkollës së mesme, nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithe provimet e Maturës Shtetërore, të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%, sipas Tabelës nr.1, bashkangiitur këtii Udhëzimi.



Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë

Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë