Vjosa Osmani do kishte 'shpëtuar' vizitën nëse do takonte Pandeli Majkon në vend të Sali Berishës

Vjosa Osmani do kishte 'shpëtuar' vizitën nëse do takonte Pandeli Majkon në vend të Sali Berishës

Pandeli Majko dhe Bill Clinton

TIRANË- Presidentja e përkohëshme e Kosovës Vjosa Osmani, përpos krerët e lartë të shtetit Ilir Meta e Edi Rama, si dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, e ka zbritur nivelin e takimit te një ish deputet.

Bëhet fjalë për takimin e realizuar mes Osmanit dhe ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Mbetet mister fakti se cili ka qënë qëllimi zyrtar i këtij takimi, pse është futur në axhendë takimi me ish kreun e qeverisë së Shqipërisë,i cili ka qënë një ndër kundërshtarët më të vendosur të UÇK, zëdhënës i zëdhënësit të së cilës ka qënë për pak kohë dhe Albin Kurti.

Nuk po themi që Osmani të takonte dhe ish kryeministrin Fatos Nano, njeriun që ka kontribuar fort gjatë periudhës së luftës së Kosovës me të gjitha mjetet, por sëpaku të kishte takuar Pandeli Majkon, i cili aktualisht është dhe ministër i Diasporës dhe përgjigjet për të gjithë shqiptarët jashtë territorit të Shqipërisë. Sipas preambulës së Kushtetutës sonë e bën këtë!

E kishte fare të lehtë ta përfshinte në axhendë, pasi nëse Vjosa Osmani për tre ditë ka folur më shumë se tërë jetën e vet për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Kosovës, çlirimit të saj nga okupimi serb, rezistenca ndaj “ndarjes”, Pandeli Majko ka qënë njeriu më i përshtatshëm për t’u takuar.

Majko ka qënë kryeministër në kohën e luftës në Kosovë dhe njeriu që shokoi mediat e politikën botërore kur tha se “jemi gati të presim në Shqipëri mbi 1 milionë shqiptarë të Kosovës të deportuar nga forcat militare dhe paramilitare serbe përmes skenarit të famshëm “patkoi”.

Nëse nuk do të kishte kohë Presidentja e përkohëshme e Kosovës, mund të kishte hequr nga axhenda ish kryeministrin Sali Berisha dhe të kishte futur vetëm Pandeli Majkon.

Do të kishte “shpëtuar” dhe vizitën e saj të dështuar, e cila do të bëhet pjesë në analet e historisë për fjalorin më të ashpër që ka mbajtur një kryetar shteti i botës gjatë vizitës në Shqipëri.

Duke ia kaluar madje dhe gjuhës së Nikita Hrushovit përballë Enver Hoxhës./TemA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 21/12/2020 00:49

    Harrojme qe gjate luftes se dyte boterore kishim aq tradhetare e spiune ne sherbim te gjermaneve dhe italianeve qe ne fund te fundit shqiperia i sherbente si ure per te dale ne mesdhe dhe jo se kishte interese per nje vend si i joni pa as nje lloj roli ne politiken nderkombetare. Imagjinoni sa tradhtare e spiun mund te kete ne kosove ku zot shpije ishte serbi dhe e paguan njerezit e thjeshte. Politikanet kosovare harrojne qe jemi te cliruar 76 vjet nga gjermanet dhe 100 vjet shtet,ndersa kosova ka 21 vjet e cliruar nga serbia me ndihmen e vellezerve te nje gjuhe po te nje gjaku si dihet dhe forcave te natos. Prandaj ti moj osmani je akoma tek A-ja e politikes ne mos ke ardhur ne emer te serbit tna percash.

    Përgjigju
  • O tej: 19/12/2020 21:45

    Me then te drejten me ka ngel qejfi se Vjosa Osnani nuk takoj ket temin po takoj Berishen.Nejse takoi sivllaun e timit

    Përgjigju
  • Karadakliu: 19/12/2020 09:05

    Vjosa nuk shkoi per qellime pozitive,Ajo u nis dhe shkaoi per qellime te shemtuara,thelimin e shemtise se percarjes.Andaj patjeter duhej takuar personat adekuat si, Berisha,Meta dhe Basha, qe te unifikojne "veprimin"kunder Thacit dhe Rames.

    Përgjigju
  • Rip: 19/12/2020 08:42

    Pandeliu i 1998 fatkqesisht nuk egziston me....

    Përgjigju
  • asl: 19/12/2020 06:15

    Shqiptaret e Kosoves e kane si nje idhul Sali Berishen.Fatkeqesisht kjo eshte e verteta.Rama i vetmi kryeminister ku ne Beograd tha qe Serbia te njohi Kosoven si shtet te pavarur.Nga 1999-2013 nuk u fol per genocidin serb,pra me nje fjale dru me pre,dhe e keqja eshte se nuk diskuton dot me ta...Nuk e di por aq sa gjera te perbashketa kemi aq dhe larg jemi nga mentaliteti,shpresoj te jem une i gabuar.

    Përgjigju
    • Zero problem me fqinjët: 19/12/2020 09:17

      18/12/2020 21:14A ka shqiptar qe nuk e di qe Rama u investua personalisht ne pastrimin dhe rehabilitimin e figures se Vucic nga zedhenes i kasapit te Ballkanit ne nje individ qe punoka per paqen e harmonine ne Ballkan. A ka njeri qe nuk mban mend se si Rama fyente ne krah te Vucic lidershipin e Kosoves ? A ka shqiptar qe nuk kujton padine ndaj Haradinajt ? A ka shqiptar qe nuk kujton fyerjet ndaj Albin Kurtit? A ka shqiptar qe nuk kujton qe Carl Bildt dhe Sonja Biserko e akuzonin dhe denonconin publikisht si ideator e mbeshtetes te Ndarjes se Kosoves ? A ka shqiptar qe nuk e di se trau qe vendosi Rama ne rrugen e Kombit pengon zhvillimin e levizjen e lire mes dy shteteve te te njejtit komb ?

  • robi: 19/12/2020 05:51

    Niveli karizmatik i Vjosa Osmanit ishte poshte asaj te Nafije dybekut te leshitlikes, tekstin ja kishte bere gadi Albin kurti dhe fliste mrroklla, paska pase te drejte Isa qe i tregoi deren kesaj gruaje mosmirnjohese qe u pompua shume ne fushate dhe u shfry si tollumbace dhe tani eshte prapa deres se Albin Kurtit kryeministrit me jeteshkurter ne pushtet ne historine e njerzimit.

    Përgjigju
  • Eri: 19/12/2020 04:50

    Berisha e ka ndihmuar gjithmone Serbine dhe ka qene personi qe e ka luftuar UCK-ne me te gjitha menyrat.Cudi qe Vjosa Osmani takoi nje personazh kaq negativ.

    Përgjigju
  • Iris: 19/12/2020 02:08

    Mua me kujtohet qe ishte z.Majko I pari dhe ndoshta I vetmi qe I detyroi liderat e PS e PD te asaj kohe t'i jepnin doren njeri-tjetrit,per hir te Kosoves e pajtimit kombetar.Ndoshta xhirimet visive te atij momenti mund te rruhen Akoma ne arkiva.

    Përgjigju
  • Wayne: 18/12/2020 23:38

    Ju lutëm mos e kyqni Pandin në kët debat të politikës ditore. Pandi ka vlerë të çmuar kombëtare. Redaksia e Shqiptarja ka vëndosur qart pozitën krah qeverisë dhe më dukët së mundohët t‘a çimëntoj kët qëndrim. Por kjo nuk i sherbën debatit publik dhe kritik, që gazetaria e ka si detyrë në vëndin e saj si fuqi katërt në demokraci. Pasqyrimi i njëanshëm i opnionit e varfëron dukshëm thesarin e kësaj gazete.

    Përgjigju
  • XXXX: 18/12/2020 23:34

    Kosovaret jane legena, nga i pari ke i fundit. Vjollca eshte thjeshte femer debile.

    Përgjigju
  • Populli: 18/12/2020 23:13

    Kjo se ka taku Sulltan Berishen se e don por thjesht per inat te Hashim Thaqit kjo ec me thenien per inat te vjerres flej me komshiun

    Përgjigju
  • Ora e lirise: 18/12/2020 22:22

    Znj.Osmani do pyeste me mire liderit e Europes per ish Kryeministrin,dhe aq me shume pertej oqeanit ne SH.B.A.dhe do ta merrte veshe mire cfare mostre ka qene dhe cfare ka hequr populli Shqiptare nen sundimin e ketije,duke filluar me firmat piramidale,me hapien e depove te armatimit, ku si rezultat mbeten te vrare mbi dy mije bije nenash,Shperthimi ne Gerdec,Masakra e 21 janarit e te tjera, etj etj etj.

    Përgjigju
  • Tirona: 18/12/2020 22:08

    Rastesi eshte qe Mbas ultimatumit qe leshoi ambasadorja e SHBA qe ne fund te dhjetorit te filloje pune Gjykata Kushtetuse kemi nje vizite te presidentes ne detyre e Kosoves ne Tirane duke takuar Presidentin e Shqiperise dhe nje ish deputet, rastesi eshte qe Presidenti i Shqiperise ne konferencen per shtyp me ishpresidenten e Kosoves leshon sinjale te koduara . Sherbimi informativ duhet ti beje syte kater ....

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 18/12/2020 22:02

    Me ne fund edhe redaksia e Shqiptarja.com ne ndihme te shefit te qeverise shqiptare,i cili e pa veten aq ngusht nga prania e VJOSES SE KOSOVES sa u fsheh,duke munguar megjith qeverine e tij..... Takimi i VJOSES me berishen, me te cilin shefi Rilindjes ka bere aq pakte e marrveshje te hapta e fshehta,trajtohet si non grate e se do te ishte me mire te takonte Majkon qe ka qene kryeminister Shqiperise gjate luftes ne Kosove dhe me nje llogari pese million € ne bankat e Qipros,qe u thafshin gojet e liga.....

    Përgjigju
  • Lui: 18/12/2020 21:50

    Akoma nuk e kuptoni qe Vjosa jo vetem qe nuk ka ardhur ne cilesine e presidentes se Dardanise, por nuk ka ardhur as me deshiren e saj.. Ajo thjeshte ka qene e detyruar nga qarqe te caktuar ne shtetin ku ajo operon, qe te vije ne Tirane e te beje politike jo thjeshte kunder Edi Rames, por politike kunder kryeministrit te Republikes se Shqiperise. Sepse duke sulmuar Ramen, ke sulmuar shtetin ku ajo pretendon te bashkohet. Gjithesesi tregoi qe nuk eshte e denje per detyren qe ka, sepse ngaterron punen dhe pozicionin shteteror me vijen politike te partise ku politikon.. Dhe pastaj ben apel per bashkim! Sa keq.., sa turp..!!!

    Përgjigju
  • koli: 18/12/2020 21:37

    pandi palla - nje sali i balsamosur esht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit