Vjosa Osmani erdhi si shtetare në Tiranë dhe u largua si politikane e zakonshme

Vjosa Osmani erdhi si shtetare në Tiranë dhe u largua si politikane e zakonshme

Fjalori i kuruar, që u duartrokit jo plotësisht në Parlamentin shqiptare, shfaqi imazhin e ri tejet impenjativ për të ardhmen të presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Ai kulmoi me togfjalëshin “Heqje e traut”, një e tillë që vazhdimisht ka pasur kundërshtime të faktorit të madh shqiptar. Tezat e tjera që shpalosi në Shqipëri ishin jo pak të lodhura dhe më shumë se kaq të tejkaluara.

Më mirë se kushdo e dinë në Kosovë, që Shqipëria dhe Serbia paçka kësaj marrëdhënie normale nuk kanë fuqi të ndryshojnë apo të inincojnë kufij. Jo sepse kjo tezë nuk ka ekzistuar, tashmë ajo konfirmohet, por kurrë nuk është elaboruar zyrtarisht të jetë bërë nga liderët ballkanikë, pasi ajo do shtysë të madhe ndërkombëtare. Por, kaq. Këshilltari Bolton mori dhe kritika të mëdha për të, kur u mundua të tregonte ekzistencën e saj.

Për të mos folur për Mini-Shengenin, ku Kosova do të ketë qasje dhe kryeministri aktual ka nisur punë për të dhe ka firmuar në tryezën e Dhomës Ovale. Të treja këto teza, nëse do elaboroheshin me kujdes dhe larg partitokracisë do të ishin të mirëseardhura.

Në Tiranë, ajo solli dyzimin por edhe të gjithë ndarjen e Kosovës dhe natyrshëm si shpërblim mori këtë dhuratë pritje, ku kryeministri e mënjanoi sa mundej kurse Presidenti dhe kryetari i Opozitës e pritën me nderimin e plotë. Kurse Berisha me teprinë e zakonshme, që nuk e justifikon angazhimin e tij të dikurshëm, për të cilin e ka marrë mesazhin nga Ibrahim Rugova.

Znj. Osmani u kujdes që para zgjedhjeve të ardhshme të Kosovës të ngutet jo normalisht për të përfituar për kandidaturën e saj, që me sa duket do ketë jo pak probleme. E para nga kapërcimet e saj dhe e dyta nga vështirësia për të ruajtur ekuilibrin e duhur, aq të nevojshëm për Kosovën.

Shqipëria dhe Kosova e kanë të nevojshme në takime të tilla, që janë më shumë protokollare dhe shumë më pak efektive për të ardhmen e përbashkët, të tregojnë përshtatshmërinë me njëra-tjetrën dhe mënyrën e përqasjes së tyre ndaj problemeve të ndryshme, që nuk janë zgjidhur dot dhe pas pesë takimeve të përbashkëta.

Lista është e pafundme. Por, ja që ende, qoftë në Shqipëri dhe në Kosovë, vizitat më shumë kanë karakter politik sesa shtetar, ashtu edhe si ndodhi me znj. Osmani. Dhe, kjo mund të kuptohet se ne kemi shumë njeërz të tillë të emëruar nga klasa e politikanëve por shumë pak burra dhe gra shteti.

E nderuara Vjosa na solli ndërmend edhe na i vërtetoi dallimet në mes të dy vendeve tona por edhe një qasje shumë politike ndaj realiteteve, në një kohë fare të panevojshme, ku Shqipëria po lëngon nga pasojat e një proteste dhe është para zgjedhjeve, që do vendosin shumë për muajt e ardhshëm. Vjosës nuk i interesonin fare këto në Tiranë. Tek e fundit ajo është provizorisht në poltronin e ish-presidentit Thaçi, madje duke e mënjanuar fare kujtimin e tij.

Dhe, përgjigja e protokollit të Ramës vazhdoi cinike dhe ishte më e dhimbshme me indiferencën, duke e thelluar këtë ndarje, por edhe duke i treguar Vjosës, se do ende shumë punë për të zëvendësuar Thaçin, objektivin e goditjeve të saj.

Por, pas kaq orësh, gjithçka është fashitur. Presidentja në detyrë erdhi si shtetare dhe u largua si një politikane e thjeshtë, sepse nuk diti të kuptojë çfarë i duhej të mbante imazhin e Vjosës së idealizuar në Tiranë. Me sa duket nuk mund të bëjë dot më shumë se kaq.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 21/12/2020 03:33

    Kalamani president,kryetar kuvendi,politikane,d.m.th Vjosa,eshte nje cope mishi me dy sy,pak a shume si te gjithe politikanet kosovare,nivel primitiv.

    Përgjigju
  • Gjytrymi: 19/12/2020 11:35

    Honorar me leverdi paske marre o benandoni. He me te lumte,beja fora.....keshtu te do rilindja+rivdekja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari

Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari