Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të presidentëve të rajonit Brdo-Brijun në Slloveni, është takuar me homologun kroat, Zoran Milanoviç.
Ata biseduan për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe janë shprehur ta gatshëm që ato të intensifikohen në shumë sfera të interesit të përbashkët.
“Faleminderit presidentit Pendarovski që na priti sonte në Shkup në prag të takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni. Mezi pres të diskutojmë hapat e përbashkët për të kapërcyer sfidat e përbashkëta, përpjekjet për prosperitet në rajon dhe ecjen përpara në rrugën e tij euroatlantike”, shkroi Osmani në X, Ish-Twitter.
Në këtë kontekst është përmendur mundësia e bashkëpunimit në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.
Presidenti Milanoviq ka thënë se Kroacia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, sikundër edhe liberalizimin e vizave dhe rrugën evropiane. Në takim është biseduar edhe situata me pandeminë Covid-19, ndërkohë që presidentja Osmani falenderoi Kroacinë për dhurimin e një sasie të vaksinave.
Në Samitin e presidentëve të rajonit Brdo-Brijun, presidentja Osmani pritet të ketë edhe takime me presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Në këtë samit liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, temat qendrore të takimit të sivjetëm janë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE, luftimi dhe zvogëlimi i pasojave nga ndryshimet klimatike në rajon, si dhe krijimi i kushteve për qëndrimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47%
-
Jo
48.9%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 9188
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidentja Osmani viziton policët në Mitrovicë të Veriut ditën e fundit të vitit
31 Dhjetor 2024, 18:39
-
'Trumpi i Kroacisë' deklaron fitoren në zgjedhjet presidenciale
29 Dhjetor 2024, 20:40
-
Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
27 Dhjetor 2024, 11:03
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor 2024, 19:57
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Osmani në SHBA, takon senatorin Cruz, në fokus forcimi i partneritetit Kosovë - SHBA
13 Dhjetor 2024, 11:09
-
Rihapja e Notre Dame në Paris/ U takua me Elon Musk dhe Trump, Osmani: Kemi besim në mbështetjen e fortë të SHBA-së! Biseduam dhe për luftën ndaj dezinformimit
8 Dhjetor 2024, 21:44
-
Osmani bisedon me O’Brien për sulmin në Zubin Potok
4 Dhjetor 2024, 15:00
-
Kimete Berisha: Kanali i Albin Kurtit
30 Nëntor 2024, 20:21
-
'Kurti po sfidon flamurin e shtetit me atë të kombëtar!' Deputeti i PDK-së: Bashkë me Osmanin pjesë e një agjende të dëmshme!
29 Nëntor 2024, 14:27