Qeveria ka miratuar 300 kuota kredish të buta me normë interesi 0% për punonjësit e administratës publike duke u krijuar mundësi më të lehta për financim dhe strehim.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj njofton se nga këto kuota kredish do të përfitojnë 6 kategori punonjësish të administratës.

“Morëm vendim për administratën publike, miratuam kuotat e rreth 300 kredive të buta me normë interesi zero. Policia e Shtetit, ajo e burgjeve, arsimtarëve, mjekëve dhe ushtarakëve, që do të kenë nga 70 kuota", tha Ibrahimaj. 

Nga 70 kuota kredie janë ndarë për punonjësit e policisë, arsimtarët, mjekët, infermierët dhe ushtarakët. Ndërsa 20 kuotat e tjera do të shkojnë për policinë e burgjeve.


Lajmi kryesor:

Ministrat japin vendimet e qeverisë, protestuesit i ‘shoqërojnë’ me vuzuvela! Ibrahimaj e Gonxhja: Kemi votën e 850 mijë shqiptarëve