Tashmë jo më ministra të privilegjuar, të gjithë do të mbrohen nga Garda! Përfitojnë edhe Ilirjan Celibashi, Erion Veliaj dhe drejtuesit e organeve të reja të drejtësisë/ LISTA e plotë

Garda e Republikës dhe VKM-ja e qeverisë

TIRANË- Pas mbledhjes së sotme Këshilli i Ministrave përcaktoi sot personalitetet dhe objektet e tjera që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës. Një ndër personalitet e shtuar së fundmi në listën e mbrojtura nga Garda është edhe emri i Ilirian Celibashi.

Gjithashtu do të merret në mbrojtje edhe Kryenegociatori për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Zef Mazi si edhe të gjithë ministrat, pa asnjë përjashtim. Më herët ruheshin nga garda ministri i Brendshëm dhe ai i Jashtëm, por me firmë të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, pjesë e listës do të jetë i gjithë kabineti qeveritar.

Në listën është shtuar edhe Komisioneri Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi si edhe të gjithë drejtuesit e organeve të reja të drejtësisë, kryetarët dhe gjyqtarët e KPK, KPA, Komisionerët Publikë, si edhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Ndërkohë më herët, u mori vendimi që të mbrohej nga Garda edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Mbroheshin deri tani nga Garda
Presidenti
Kryetari i Kuvendit
Kryeministri si dhe pjestërarët e tyre
Zv.kryetari i Kuvendit, Zv.kryeministri
Ministri i Brendshëm
Ministri i Punëve të Jashtme
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese
Kryetari i Gjykatës së Lartë
Personalitete të huaja në vlerësim dhe me kërkesë të Protokollit të Shtetit gjatë kohës së qëndrimit të tyrer në territorin e Republiksë së Shqipërisë

Me vendimin e Këshillit të Ministrave të marrë sot, pjesë e personaliteteve që do të mbrohen nga Garda janë
a) Prokurorin e Përgjithshëm;
b) Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit;
c) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;
ç) Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare;
d) Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare;
dh) Anëtarët e Këshillit të Ministrave;
e) Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;
ë) Kryetarin e Bashkisë së Tiranës;
f) Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;
g) Kryetarët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;
gj) Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;
h) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian;
i) Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve;
j) Kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerët Publikë, vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;
k) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri;
l) Pjesëtarët e familjeve, si: bashkëshorti, bashkëshortja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të Presidentit, të kryetarit të Kuvendit e të Kryeministrit, kur ka informacione nga strukturat ligjzbatuese se kërcënohet jeta e tyre.

2. Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron banesat ku jetojnë apo akomodohen dhe objektet ku ushtrojnë veprimtarinë edhe këto personalitete:

a) Banesat e:
i. Zëvendëskryeministrit;
ii. ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë;
iii. drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit;
iv. prokurorit të Përgjithshëm;
v. ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

b) Objektet ku ushtrojnë veprimtarinë:
i. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;
ii. Prokuroria e Përgjithshme.
c) Objektet ku zhvillojnë veprimtarinë dhe akomodohen personalitetet shtetërore

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Vaksinë ose test negativ për të hyrë në Universitete, a ju duket e drejtë?

Komento

Komente

  • Heka: 13/10/2021 23:48

    Ne vend ti heqin, i shtojne. Nga se ruhen mor vlla, leri te sigurojne vete mbrojtjen, pse te paguajme ne per keto plehra.

    Përgjigju
  • kali: 13/10/2021 19:49

    per mbrojtjen e lulit dhe erionit jam shum dakord se lek varfanjaket shqiptar kane sa te duash, kurse tifozat na kan çneduar duke na fut ne smiresi me nje popull human si polonia, dje mbrema edhe trafikun e Tiranes tifozat e ben çorap, faleminderit tifoza, mos ju vi keq kur tju jua bejn ashtu si bet, kjo bot funcionon me ligjin qe çfar do mjellesh do korresh,,, per trafikun mbreme turp ti vi policis, nuk dinin çfar te benin,nuk mund te perfundoi ne kaus nji kryeqytet i nje shteti per nje loj futbolli or polderra

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

PD: Qeveria mban mbyllur godinën e re për shkollat e Sarandës, Eco Kampus, pasojat i vuajnë fëmijët