Presidenti rus Vladimir Putin është njeriu më me influencë në botë sipas një sondazhi të kryer nga e përjavshmja prestigjioze amerikane “Time”. Putin ka zënë vendin e parë në renditjen e përvitshme të 100 personave me më shumë ndikim në botë.
Presidenti rus ka lënë pas emra të njohur të showbiz-it, politikës, teknologjisë, shkencës, fesë apo fushave të tjera përfshirë këtu presidentin amerikan Barack Obama, Papa Franceskun apo Dalai Lama-n. Putin mori 6.95 % të votave nga të anketuarit në mbarë globin, ku pjesa dërrmuese janë nga vendet Perëndimore si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, apo Britania e Madhe.
Lista e këtij viti do të bëhet publike në 16 prill, ndërkohë që votimi është mbyllur më 10 prill. Në listën e dominuar nga figura të botës së artit dhe shoëbizit, Putin ndiqet emra të njohur si reperi CL, Lady Gaga, Rihanna dhe Taylor Swift.
Në vitin 2007, Putin u përzgjodh “Njeriu i Vitit” nga e njejta revistë dhe “Personaliteti Ndërkombëtar për vitin 2013” nga revista The Times. Vitin e kaluar, për të dytë herë rradhazi, prestigjozja Forbes e përzgjodhi si “njeriun më të pushtetshëm.
Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com