Vlahutin: Shqipëria duhet ta kuptojë
plotësisht çfarë pasurish kulturore ka

Nëse ka një element që Shqipëria tashmë është e integruar në Europë, ajo është kultura, deklarata ka ardhur nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë konferences me temë “Trashëgimia Kulturore- Motor zhvillimi” në fototekën “Marubi”.
 
Ndërsa evidentoi se nga viti 2006- 2013, BE akordoi për Shqipërinë 11 milion euro, fonde të gjitha për trashëgiminë kulturore, Ambasadorja Vlahutin theksoi se Shqipëria duhet ta kuptojë plotësisht se çfarë pasurish ka.
 
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin fillimisht përuruan pllakatën e përfundimit të punimeve të muzeut të fotografisë “Marubi”, vend takimi edhe i aktivitetit të kësaj dite.

Të pranishmit i përshendeti edhe Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, dhe Kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan Michael Granoff.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen