Nuk mund dot të mëdyshen vlerat që janë themel i shoqërisë shqiptare në Kosovë dhe shtetit të Kosovës.
1.Shoqëria shqiptare e Kosovës nuk është e gatshme për debat të mirëfilltë.
2. Në çdo shoqëri, edhe në këtë që duhet të klasifikohet si shoqëri shqiptare, gjithmonë ekzistojnë tema, çështje, vlera (mbi të gjitha) të cilat nuk mund të vihen në pikëpyetje, nuk mund të kontestohen, sepse në atë mënyrë lëkundet me themel qëndrueshmëria e asaj shoqërie, e atij kombi, e atij shteti.
Me gjasë, këto dy përfundime dalin në sipërfaqe pas debatit të fundit dyjavorë në Kosovë, i cili shpërtheu me një shkrim të një publicisti të Shqipërisë, për të marrë pastaj përmasat e një fushate që ndau në dy taborre së paku, përkrahësit e rreptë dhe kundërshtarët e zjarrtë të qëndrimeve të këtij autori.
Mbase, do të mund të bëhej edhe një televotim, si në emisionet e Reality Show, për të marrë vesh se çfarë mendojnë njerëzit e zakonshëm për këtë debat, i cili më së shumti ishte një lloj i teatrit politik, më së paku përpjekje serioze për t’u përballur me vetveten si komb, i cili shumë më tepër ishte një poligon i qitjes ku përdoreshin armët verbale të të gjitha kalibrave, e shumë më pak ishte një dialog i qetë, i matur, i kujdesshëm, i përgjegjshëm, për temat që tutje qarkullojnë në të tashmen e shqiptarëve të Kosovës, edhe pse ato që moti është dashtur të arkivohen në të kaluarën tonë.
Dikush që provon t’i vë kapak kësaj pune(e që me siguri do të dështojë, sepse nuk do të vonojë dhe debate të tilla do të pëlcasin sërish), do të mund të thotë që nuk mund të ketë shqyrtim serioz të temave të kësisojta në shoqërinë shqiptare, nëse me të paren shkrimet kanë qasjen e aktakuzave, nëse synimi nismëtar është skandalizimi i opinionit në trajtën e britmës së një shikuesi në sallën e teatrit, i cili pohon që ka shpërthyer zjarri, e i cili ia del që ta ndërpresë shfaqjen, ta bëjë rrëmujë publikun që kërkon me ngulm të dalë jashtë për të shpëtuar. Kjo çfarë bën ky shikues nuk është liri e shprehjes. Apo jo.
Kur e tëra nis në këtë mënyrë, me britmë dhe piskamë, nuk ke si të presësh diçka tjetër pos që edhe vazhdimi t’i ngjajë klithmave në një pazar të madh të plaçkave, ku më nuk merret vesh gjë prej gjëje. Një vëzhgues i jashtëm, që rri larg masës së mbledhur në pazar, do të mund të shihte kështu dhjetëra veta që bërtasin, që ngrenë grushtet dhe gjestikulojnë, që herë afrohen për t’u kacafytur fizikisht, herë largohen.
Kështu disi mund të përshkruhet çfarë ndodhi ndër ne, javëve të fundit me debatin e nisur mbrapshtë dhe të vazhduar njëlloj, me përjashtime fare të rralla. Kur krijohet një ambient i këtillë për debat, nuk të shkon shumë mendja të jesh pjesë e tij nëse edhe ti vetë nuk je i gatshëm të pajisesh që më parë me pështymë, me shpifje, me nerva dhe me emocione, nëse nuk do të veshësh një fanellë lehtë të identifikueshme, me distinktivin që ndan dy taborret që konfrontohen shumë keq, me rezultatin që njeh një përplasje pa cak dhe pa qëllim të një shoqërie. E pra, gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë shoqërisë shqiptare të Kosovës është që ky debat të marrë fund me një heshtje që vjen na bëhet kualitet i ri ndër ne.
Mësimi i dytë që mund të konstatohet, gjithsesi, jo vetëm si pasojë e zhurmës së madhe publike të javëve të fundit në Kosovë, e që na vjen edhe prej shoqërive të tjera që pak a shumë i kanë kaluar këto dhimbje dhe këto sprova, është që një shoqëri, sado e hapur dhe demokratike që është, nuk mund dot t’i lejojë vetes debate dhe polemika për çështjet që në përbashkësinë e tyre, bëjnë themelet e qëndrueshmërisë së një shoqërie, të një shteti. Nuk mund dot të hiqet dorë prej busullës në tentimin për të kuptuar anët e Botës dhe orientimin e një shoqërie, sepse në atë rast, mëdyshet gjithçka në atë shoqëri, me synimin gjithmonë problematik të nisjes prej zeros në një shoqëri. Dihet se si kanë përfunduar ata që i kanë besuar ekzistimit të Zero-s në histori, në shoqëri, në politikë. Cilat janë këto tema, këto vlera, në shoqërinë kosovare?
Ta zëmë: Toleranca fetare midis shqiptarëve. Toleranca politike në një shoqëri demokratike. Respektimi i të drejtave të njeriut. Orientimi pro-perëndimorë. Fakti që jemi evropianë. Por poashtu edhe vlerat që tashmë do të duhej të ishin stabile, gjithsesi të qëndrueshme, që spikatin Drejtimin politik të shqiptarëve të Kosovës në vitet e nëntëdhjeta, kur njëherë si Lëvizje politike paqësore, e pastaj si Lëvizje e armatosur, ky Drejtim bëri që Kosova të çlirohet dhe të bëhet shtet i pavarur. Viteve të fundit, të gjitha këto vlera janë bërë temë e debatit kontestues dhe mohues, duke shpërfaqur kështu atë karakterin suicidal të shoqërive shqiptare, për të cilin është folur dhe shkruar shumë menjëherë pas bërjes së shtetit të parë shqiptar, në vitin 1912.
Nuk mund dot të mëdyshen këto vlera që janë themel i shoqërisë shqiptare në Kosovë dhe i shtetit të Kosovës, nuk ka argumente që mund të bindin këdoqoftë që pak mend në këto anë, që akëcila prej këtyre vlerave është e gabuar dhe që duhet të zëvendësohet me një tjetër vlerë. Në atë rast, ne do të synonim ta fshijmë prej faqes së dheut një hapërim qindravjeçarë të gjithë një kombi, e cila gjë nuk është e mundur. Në atë rast, ne do të mundoheshim ta ndërrojmë emrin dhe mbiemrin tonë si kolektivitet në Kosovës, gjë që po ashtu nuk mund të ndodhë kurrë.
Nga Blerim Shala
/Shqiptarja.com