Vlerësimi, FMN: Politikat
fiskale ju garantojnë suksesin

Vlerësimi, FMN: Politikat<br />fiskale ju garantojnë suksesin
TIRANE- Ministri italian i Ekonomisë Piercarlo Padoan ka vlerësuar këto ditë, në një raport të paraqitur para FMN-së, ecurinë e ekonomisë shqiptare, krahas atyre të disa vendeve fqinje. Sipas këtij raporti, të publikuar dje, rritja ekonomike në Shqipëri u ngadalësua gjatë vitit 2013, duke pasqyruar, si kërkesën e dobët ciklike, ashtu edhe rritjen e paqartësisë lidhur me zgjedhjet e mesit të vitit.

Kërkesa mbetet e goditur nga besueshmëria e ulët e biznesit dhe konsumatorit, si dhe nga mjedisi i vështirë i jashtëm dhe vështirësimi i kushteve të financimit. Rritja ekonomike u keqësua në një nivel vjetor prej 0.5 përqindësh gjatë vitit 2013, ndërkohë që inflacioni ishte në 1.9 për qind si mesatare. Shifrat më të ulta kanë ushtruar presionin e tyre mbi kreditimin, dinamika e të cilit u kthyer në shifër negative gjatë vitit të kaluar. 

Sa i përket stabilitetit makroekonomik, autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë në mënyrë progresive politika me kundërmasa. Banka e Shqipërisë uli me një pikë përqindjeje normën bazë të interesit, duke arritur në një minimum historik. Ndërkohë, u miratuan e një seri ligjesh që bëjnë të mundur një rregullim të bilanceve të bankave.

Borxhi publik në rritje dhe hapësira e kufizuar e manovrimeve fiskale kanë bërë që politikat në fushën e taksave të ishin të kujdesshme dhe stimuli fiskal i ulët. Në fund të vitit të kaluar, raporti i borxhit publik me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit arriti në mbi 70 për qind dhe parashikohet të rritet më tej këtë vit. Marrëveshja e re e përfunduar me Fondin Monetar Ndërkombëtar nga qeveria do të bëjë që kjo e fundit të jetë në gjendje të shlyejë faturat e prapambetura, të sigurojë konsolidimin fiskal, si dhe të mbështetë programin e reformave.

Parlamenti shqiptar ka rënë dakord për të marrë një numër masash lidhur me fushën e taksave, kryesisht të adresuara në fushën e të ardhurave. Vendi kaloi nga taksimi i sheshtë në sistemin e taksës progresive mbi të ardhurat personale dhe tatim fitimin, që parashikon normë më të lartë për fitimet më të larta.
Politika e kombinuar ka qenë mjaft e suksesshme në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit. Ndërsa rregullimet fiskale që po ndodhin si dhe mjedisi i qendrueshëm ekonomik dhe financiar do të krijojnë një bazë solide për një rritje të balancuar të vendit.

Megjithatë, ekonomia e Shqipërisë ka nevojë për reforma strukturore që të rritin produktivitetin, të përmirësojnë ngurtësinë e tregut të punës, si dhe të rritin konkurrueshmërinë.
 
Eurobondi
Ministria e Financave do të dalë sërish në tregjet e huaja financiare me emetimin e një eurobondi të ri, sipas zv.ministrit të këtij dikasteri. Kjo do të ndodhë gjatë vitit 2015. Vlerësimi i “Standard & Poor’s” për Shqipërinë pritet të përmirësojë ndjeshëm imazhin e vendit tonë në tregjet ndërkombëtare.

Zëvëndësministri i Financave Ervin Mete u shpreh dje në një prononcim për median se marrëveshja me FMN do të shërbejë si pike e fortë në konsolidimin e financave publike dhe uljen graduale të borxhit të lartë publik. Sipas Metes, brenda qershorit do të disbursohet transhi i parë i marrëveshjes me FMN. Ndërkohë, krahas stabilitetit makroekonomik që do të mund të arrihet edhe falë kësaj marrëveshjeje, qeveria do të ndërmarrë edhe kryerjen e disa reformave të domosdoshme strukturore për të forcuar ekonominë, tha Mete.

Shkrimi u publikua sot (15.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç