Vllahutin: Shqipëria ka bërë hapa të mëdha drejt së ardhmes

Vllahutin: Shqipëria ka bërë hapa të mëdha drejt së ardhmes

Ambasadorja e BE, në Tiranë Romana Vllahutin në një intervistë në RTSH shprehet se Shqipëria meriton hapjen e negociatave pas reformave që ka ndërmarrë në vitet e fundit edhe pse ka edhe shumë për të bërë. Ajo thekson se hyrja në BE nuk varet vetëm nga unioni por dhe nga progresi që bën Shqipëria.

Komisioni Evropian mendon se Shqipëria është gati të çelë bisedimet për anëtarësim, do të thosha dhe do të shohim se cili do të jetë konkluzioni i shteteve anëtare. E dini që në qershor Këshilli, shtetet anëtare do të marrin një vendim, por Komisioni Evropian ka dalë në përfundimin se Shqipëria është gati të çelë negociatat dhe i ka rekomanduar Këshillit ta marrë këtë në konsideratë.

Duhet shumë punë, por të shpërblehet. Ka një sërë gjërash që Shqipëria i ka bërë edhe më shpejt sesa vende të tjera në rajon dhe mendoj se kjo është një zgjedhje e zgjuar, që të bësh përpara diçka që sido që të jetë të pret më vonë për ta bërë gjatë procesit. Për ta shpjeguar me një gjuhë shumë të thjeshtë. Me disa reforma që Shqipëria i ka kryer i ka marrë kohë hua së ardhmes. Qysh kur kam ardhur në Shqipëri, kam qenë vazhdimisht e fiksuar me fitimin e kohës së humbur, sepse, për fat të keq, ky vend, për shkak të historisë së vet, e ka humbur pjesën më të madhe të shekullit të njëzetë në modernizim. Kështu, Shqipërisë i duhej të kompensonte këtë kohë mjaft të gjatë dhe mendoj që do t’ju duhet të bëni gjëra të ngjashme me ato që bëtë me reformën në drejtësi edhe për disa gjëra të tjera, sepse ju duhet vërtet ta shtyni përpara gjithë këtë proces reformash në mënyrë më të fuqishme e më të shpejtë”, u shpreh ambasadorja Vllahutin.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian ka folur edhe azilkërkuesit e cila u shpreh se: “Azilkërkuesit nuk do të thosha që janë problemi më i madh. Janë një problem serioz dhe nuk e di nëse njerëzit në Shqipëri e dinë, por Shqipëria gjendet në të njëjtin grup me Sirinë dhe Afganistanin kur bëhet fjalë për azilkërkuesit, që, sinqerisht, nuk është normale, pasi këto janë vende, sidomos Siria, ku zhvillohet një luftë e tmerrshme. Për disa arsye interesante, njerëzit mendojnë se azili është mënyra me të cilën mund të emigrojnë në Bashkimin Evropian. E kemi thënë shumë, shumë herë dhe do ta përsëris edhe njëherë, askush që kërkon azil nga Shqipëria nuk do ta marrë. Nuk është kjo mënyra, sidomos për emigrantët ekonomikë, për të shkuar atje. Azili është vetëm për ata njerëz që ose përndiqen vërtet, ose përballen me kërcënime të tmerrshme për jetën. Nëse ka të tilla raste, për çfarëdolloj arsyeje, ato mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, por nuk mund të jenë në masë dhe, sigurisht, nuk mund të jenë në shifrat e Sirisë dhe Afganistanit".


Vllahutin foli edhe për reformën në drejtësi dhe progresin që ka bërë ajo deri më tani: “Mendoj që me reformën në drejtësi ishte hera e parë që grupe të caktuara kuptuan se çfarë po ndodhte dhe ky proces reformimi nuk është i mirë për ta. Mund të jetë i mirë për vendin, mund të jetë i mirë për njerëzit, por nuk është i mirë për ta. Kemi parë shumë përplasje dhe shumë sulme, po ashtu, kundër këtij procesi reforme dhe mendoj se kjo është diçka që do të ndodhë sërish në të ardhmen. Do t’ua shpjegoj me një rast edhe më të thjeshtë. Me duket se vitin e kaluar botuam në faqen tonë të internetit disa rezultate për cilësinë e detit në plazhe të caktuara shqiptare dhe në disa prej tyre nuk ishte aspak e mirë dhe ne menduam se ishte përgjegjësia jonë, duke qenë se i dinim rezultatet, por, po ashtu, edhe përgjegjësia e shtetit që t’u thotë njerëzve në këto plazhe që cilësia e ujit nuk është e mirë. Megjithatë, morëm disa telefonata ku na thoshin “pse i botuat”, “fshijini”, “nuk është mirë për biznesin”. Telefonatat na erdhën nga disa pronarë biznesesh, e të tjerë, por, më vjen keq, interesi ynë dhe interesi i institucioneve të shtetit është që të ketë ujë të pastër, që askush të mos sëmuret dhe njerëzit i kishin të gjitha të drejtat të dinë se në ç’det lahen”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lokja.: 28/04/2018 00:51

    Do BEHEN me shume PO na pengon you VLAHUTIN QE NUK prononcoheni per TAHIRIN .Mire JU we I KENI KEMBET e GJATA she e kaperceni TAHIRIN , PO UNE qe se kapercej dot so TJA bej?? Nese JU pelqen klima MAJTAS , MUA me pelqen DJATHTAS as NE mees si RAMETA.O ME LIGJIN O KUNDRA .SIKUR UNE TE ISHA TAHIRI ?? MOS VISH SYZET E TAHIRIT .!! LERE GJYKATEN TE VEPROJE .PO QE I PAFAJSHEM NE DO TA PAGUAJME , BILE DHE VOTOJME .BEJE OSE MOS GATUAJ PESHK ME FLORIRIN E METES ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore