Vllaznia kalon Kukësin, kreu i Superligës 'ngjeshet' me katër skuadra

Vllaznia kalon Kukësin, kreu i Superligës 'ngjeshet' me katër skuadra

Festa e lojtarëve të Vllaznisë pas golit të parë

ELBASAN- Vllaznia ka fituar ndaj Kukësit duke konfirmuar formën e saj të mirë në këtë fillim sezoni. Shkodranët mposhtën 1-2 Kukësin i cili i luan ndeshjet në 'mërgim' tek Elbasan Arena. Braziliani Hygor hapi serinë e golave për Vllazninë me një supergoditje duke e mbyllur dhe pjesën e parë në avantazh minimal për miqtë. Vasil Shkurtaj barazoi për verilindorët në pjesën e dytë përkohësisht, por një veteran si Gilman Lika i dha fitoren të tijve për të festuar fitoren e katërt në këtë sezon.

Me 12 pikë tashmë shkodranët i bashkohen tre ekipeve të tjera në krye të renditjes, që me të vërtetë është një suprizë dhe risi për këtë sezon. 

Në krye nuk janë as Partizani dhe as Kukësi të cilat vjet kapën dy vendet e parë, por Teuta që për dy sezone rresht shkëlqen në Superligë, Skënderbeu i cili dhe pse i kapur nga fati i dënimit nga UEFA qëndron i fortë, dhe Bylis me Vllazninë të cilat vijnë nga një kategori më poshtë. 

Por diferencat nuk janë të mëdha. Dhe pse kreu ndahet në katër pjesë me skuadrat të cilat kanë mbledhur nga 12 pikë, vendi i dytë ndahet mes Tiranës dhe Partizanit me nga 11 pikë. Ndërsa Kukësi ngelet me 10 pikë në vendin e 7-të dhe pse është vetëm 2 pikë larg kreut. Ndërsa më poshtë Laçi mban vendin e tetë me 7 pikë, Luftëtari me 5 pikë dhe Flamurtari në fund me 2 pikë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron