Vllaznia ''ndez motorët'' për Superligën, prezantohet trajneri maqedonas

Vllaznia ''ndez motorët'' për Superligën, prezantohet trajneri maqedonas

Trajneri i ri i Vllaznisë Mirsad Jonuz dhe administratori i ekipit Suad Lici

Vetëm dy ditë pas konfirmimit të tij si trajneri i ri i Vllaznisë, maqedonasi Mirsad Jonuz ka mbërritur në Shkodër për të firmosur kontratën që e bën tashmë zyrtarisht pjesë të kuqebluve.

Në fjalët e tij të para si trajner i kësaj skuadre, njeriu që ka provuar të drejtojë edhe kombëtaren e Maqedonisë është shprehur se arsyeja pse zgjodhi të nisë këtë eksperiencë të re është emri i madh i Vllaznisë.Po ashtu ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë puna me ekipin dhe ai ka premtuar se në krye të tij do të bëjë gjëra të mira.

Ndërkohë gjatë prezantimit të trajnerit të ri, administratori Suad Lici ndër të tjera ka shpjeguar arsyen pse u përzgjodh ai dhe po ashtu, ka shpalosur edhe objektivat që do të ketë Vllaznia në sezonin e ri.

Vllaznia duket se është pak vonë me përgatitjet, por nisur edhe nga fjalët e administratorit, ajo do synojë të realizojë një sezon krejt ndryshe nga ato të mëparshmit. Një objektiv ky që është mbështetur edhe nga trajneri Jonuz i cili ka premtuar se do të bëjë gjëra të mira në Shkodër.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze

Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze