Vllaznia në futbollin e femrave kërkon sërish grupet e Champions, përforcohet me portieren Hyska: E lumtur për besimin

Vllaznia në futbollin e femrave kërkon sërish grupet e Champions, përforcohet me portieren Hyska: E lumtur për besimin

Antigona Hyska

Vllaznia në futbollin e femrave e shpallur 11 herë radhazi kampione e vendit vazhdon përgatitjet për ndeshjet europiane.

Vajzat kuqeblu do të jenë të impenjuara në 4 shtator në Gjeorgji ku do të përballen me Lanchkhuti në gjysmëfinalet e raudit të parë kualifikues të Champions League.

Shkodranët përveç përgatitjeve po përforcojnë edhe ekipin për të qenë të kompletuar.

Me Vllazninë është bashkuar këto ditë për aventurën në Champions edhe Antigona Hyska portiere e ekipit Kombëtar. Hyska vjen në formë huaizmi nga Apolonia dhe ka nisur menjëherë stërvitjen me fanellën kuqeblu.

Në një komunikim me Shqiptarja.com Hyska shprehet e emocionuar që është pjesë e ekipit më të mirë në Shqipëri në futbollin e femrave shprehet e lumtur që Vllaznia besoi tek ajo.

“Në Shkodër jam huazuar për ndeshjet e Champions dhe do jap maksimumin në këto sfida të veçanta e jam e lumtur që Vllaznia besoi tek unë. Objektivat janë maksimale dhe besoj se Vllaznia do të shkojë sërish në grupet e Champions League”, e mbyll Hyska.

Vllaznia ka bërë historinë në futbollin e femrave në Shqipëri pasi përpara dy vitesh është kualifikuar në grupet e Champions League.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë