Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë

Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë

Vllaznia

Vllaznia ka zhbllokuar merkaton e futbollistëve duke paguar pagat e prapambetura për një prej ish-ëve të saj, me FIFA-n që i ka dhënë dritën jeshile shkodranëve për të lëvizur në tregun e transferimeve. Nëse pak ditë më parë Vllaznia në sistemin e FIFA-s rezultonte e bllokuar, gjithçka është zgjidhur dhe kuqeblutë mund të lëvizin në tregun e afrimeve.

"Klubi i Futbollit Vllaznia është informuar sot në lidhje me disa lajme të përhapura në disa media për bllokimin e merkatos të saj. KF Vllaznia sqaron opinonin publik me përgjjegjësi të plotë se nuk ka asnjë çështje të asnjë lojtari që është apo ka qënë në marëdhënie kontraktuale si dhe nuk ka asnjë vendim në fuqi të organeve të drejtësisë sportive që imponojnë bllokimin e merkatos së KF Vllaznia.

Këtë gjë e tregon më së miri edhe fotoja bashkëngjitur që tregon sistemin e transferimit të futbollistëve ku nuk ka asnjë penalitet për KF Vllaznia. Duke qënë të ndërgjegjshëm se lufta per arritjen e objektivave sportive nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë, garantojmë sportdashësit tonë të zjarrtë kudo ku ndodhen se me përkushtim dhe profesionalizëm jemi të vendosur të përballemi me dinjitet ndaj çdo sfide", njofton Vllaznia.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike

Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike