Policia e Vlorës ka arrestuar një 34-vjeçar pasi në gjendje të dehur ka kanosur me armë bashkëfshatarin e tij V.L.
 
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kuç ndërsa policia ka bërë arrestimin e Dashamir Zenelit dhe ka sekuestruar dy armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Zenelit, është gjetur një tjetër armë zjarri tip "Shars" (me 30 fishekë në krëhër).

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 1 armë zjarri të llojit "Automatik model 56", 
- 1 armë zjarri të llojit "Shars model 54",
- 2 krëhëra,
- 32 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm (në total) të cilat rezultonin pa leje përkatëse.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com