VLORE- Një 24-vjeçar nga Vlora është arrestuar në flagrancë për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti pa patentë”. Robert Hamzaraj, 24 vjeç dhe banues në fshatin Bestrovë të Vlorës, por drejtonte motorrin tip “Yamaha” pa targa, kur si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit të mjetit ka aksidentuar shtetasen U. K., banuese në Vlorë, si dhe është dëmtuar edhe vetë.
 
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas nuk ka qenë i pajisur me leje drejtimi.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme procedurale.

Redaksia Online