VLORE- Asgjësohen 350 rrënjë kanabis në fshatrat Penkovë dhe Vajzë të Vlorës. Lënda narkotike ishte kultivuar në tokë me pronësi publike. Efektivët e Komisariatit të Policisë Vlorë bënë të mundur, ditën e sotme, zbulimin dhe asgjësimin e 225 rrënjëve narkotike kanabis sativa në fshatin Penkovë dhe 125 rrënjë të tjera në fshatin Vajzë.
 
Gjithashtu është bërë e ditur se bimët narkotike, që kishin arritur një lartësi prej 2 metrash, ishin mbjellë në toka me pronësi publike dhe asgjësimi i tyre u bë më djegie.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)