Vlorë, asgjësohet parcela me 150 rrënjë kanabis

VLORE - Policia e Vlorës në kuadër të operacionit antikanabis ka asgjësuar ditën e sotme një parcelë me 150 rrënjë kanabis sativa.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Treblovë të Vlorës në vendin e quajtur Përroi i Lamajvë u zbulua dhe u asgjësua parcela me 150 rrënjë bimë narkotike të gjata 1.2 metër.

Lënda narkotike u asgjësua me anë të djegies, ndërkohë që policia ka nisur punën për identifikmin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për kultivimin e lëndës narkotike.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Sinjali i Shkodrës, shuplaka e Berishës ndaj Bardhit