VLORË - Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Vlorës, Genc Deromemaj reagon për gjendjen e Lungomares në Vlorë, ku ka theksuar se e ka shprehur edhe më parë shqetësimin për mos hapjen e sezonit turistik në këtë qytet, duke e quajtur edhe ‘mbyllje të sezonit’ .

Ai e vijon reagimin e tij duke e quajtur Lungomaren "Lungogjarpri", pasi thotë se nga pa pastërtia dhe mos mirmbajtja, aty janë shfaqur edhe gjarpërinj të cilët edhe janë fotografuar.

 “Gjarpërinjtë kanë pushtuar atë që pushteti e quan 'Lungomare' ndërsa vlonajtët si ne e ju, herë 'Lungobalta' e herë 'LungoRama'”, - thotë në reagimin e tij Deromemaj. 

Duke u shprehur se tashmë ajo zonë mund të quhet edhe 'LungoGjarpëri' ai ngre shqetësimin se këta gjarpërinj të cilët dalin nga shtufi i hedhur nuk janë të vetmit që rrezikojnë jetën e banorëve dhe sidomos fëmijët, por janë edhe akrepat e merimangat që dalin nga rërëa e plazhit. “Në atë palo rërë që kanë hedhur në plazh, rriten edhe akrepat e merimangat”, - shkruan ai.
 
Kam një lutje: Mbajini larg fëmijët nga ajo zone! Bëni durim: Ora e ndryshimit po vjen! Vlora nuk do ta pranojë këtë turp!” e mbyll Deromemaj reagimin e tij.
 
Ja fotot që paraqesin gjendjen në Lungomare
Lungomaren
Lungomaren
Lungomaren
Lungomaren
Lungomaren
Lungomaren
Lungomaren
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)