VLORE- Partia Demokratike, dega Vlorë, në një qëndrim zyrtar ka kundërshtar reformën për ndarjen e re administrative territoriale, duke deklaruar se nuk është marrë mendimi i njësive vendore dhe as qytetarëve për hartimin e saj.
Ndërkohë, referuar Himarës, kreu i PD Vlorë Moisi Meminaj tha se të qenit bilingual nuk e tjetërson.
Partia Demokratike mbron tezën që Himarë të mbetet njësi më vete vendore sikurse ka qenë deri më tani, ndërsa Meminaj ka cituar se Himarë vetëm minoritet mund të quhet.
Përsa i përket këshilltarëve të djathtë që i janë bashkuar PBDNJ për të kundërshtuar ndarjen territoriale në Himarë, Meminaj u shpreh se ky nuk është një qëndrim zyrtar.
Meminaj e ka cilësuar reformën për ndarjen e re të territorit si një reformë për interesa të veçanta, ndërsa është shprehur se për këtë çështje do të ketë lëvizje qytetare.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO