VLORË - Segmenti rrugor që lidh zonën e plazhit të vjetër me pjesën tjetër të qytetit të Vlorës prej 15 vitesh nuk njeh asnjë investim e për pasojë ka shkuar drejt rrënimit. Banorët i bëjnë apel bashkisë të kthejë sytë edhe nga ata. 

...
Lagjja “1 maji” pranë plazhit te vjetër prej 15 vitesh është harruar nga bashkia e Vlorës. Segmenti rrugor që të çon në këtë zonë ndonëse është vetëm 3 kilometra është kthyer në një gangrenë për banorët që duhet ta përshkojnë atë. 

Dimri ka ardhur ndaj gropat e ujit dhe balta janë sinonim i këtij segmenti rrugor, i cili lidh 5 000 banorë të kësaj zone me pjesën tjetër të qytetit.

Premtimet e bashkisë për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor nuk u konkretizuan asnjëherë.