Turistët e parë kanë mbërritur në Vlorë, edhe pse sezoni veror nuk është çelur zyrtarisht. Ndryshe nga një vit më parë, ka më shumë shpresë dhe operatorët turistikë flasin me optimizëm.
Ata synojnë të konkurrojnë me vendet fqinje, si Mali i ZI dhe Greqia.
“Javën e ardhshme është java e hapjes zyrtarisht të sezonit turistik në Vlorë. Por që prej muajit prill ka pasur një fluks turistësh shqiptarë dhe të huaj. Me vaksinimin dhe rënien ndjeshëm të numrave të infektimit Shqipëria ka dalë nga vija e kuqe dhe ka shumë interes. Aktualisht kemi nga Ukraina dhe Bjellorusia. Mesi i muajit na tregon se si do të vazhdojë situata me Italinë dhe Poloninë’, tha pwr Report Tv, Vasil Bedinaj.
Shqetësim për kreun e operatorëve turistik, Vasil Bedinaj, mbetet mungesa e stafeve të kualifikuara në hoteleri dhe restorante.
“Problemi i madh është mungesa e stafit. Të gjitha subjektet kërkojnë punëtorë. Kjo është një pikë shumë stresuese, nuk e dijmë si do ia dalim këtë vit. Në kompaninë time janë minues 114 veta aktualisht”, tha ai.
Ndërkohë që menazheri Besmir Lulaj shprehet se “kemi hapur dyert edhe për punonjës të kombësive të tjera, duke filluar nga turq, indianë, filipinas dhe po arrijmë që me këto lloj mozaiku nga vendet që ne mund t’i përballojmë me pagat të jemi kompetitivë me rajonin”.
Kësisoj ofertat janë të hapura jo vetëm për punëtorët shqiptarë por edhe të huaj. Numan Seëkin vjen nga Turqia dhe punon si kuzhinier në një ndër restorantet e Vlorës.
Frekuentuesit kryesor të bregdetit të jugut janë shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut si dhe turistë nga vende më të largëta si Ukraina, Polonia, Rusia dhe Bjellorusia.
“Pritshmëritë për sezonin që jemi janë shumë të mira. Sezoni ka nisur goxha mirë që prej muajit mars. Në krahasim me sezonin e kaluar pritshmëritë janë më të lartë, duke qenë se kemi marrë rezervime paraprake”, thotë një recepsioniste.
Në shumë hotele janë mbyllur prenotimet deri në muajin qershor, ndërsa presin akoma më shumë rezervime për pikun e verës, Korrikun dhe Gushtin.
“Sezoni është çelur shumë më përpara. Ne momentalisht mund të themi se ky muaj duket si qershori i vitit të kaluar”, thotë Besmir Lulaj, menaxher
Risi këtë vit është transporti i turistëve me gomone nga Puglia në Vlorë.
“Kemi ndërtuar një bashkëpunim me një grup nga Puglia dhe ata i sjellin me gomone turistët nga Italia”, përfundon Lulaj.
Përpos detit të mrekullueshëm, për adhuruesit e natyrës dhe historisë Vlora ofron guida interesante si Kalaja e Kaninës, Manastiri i Zvërnecit, kisha të vjetra, Parku Kombëtar Sazan-Karaburun, Parku Kombëtar i Llogorasë, e shumë të tjera.
A ju jeni plera!Ju jeni në mungesë për skllevër mër plera të poshtra!Ju doni ti paguani shqiptarët si në vitet 90 me 200 mijë lekë të vjetra në muaj kurse ju të fitoni miliarda me gjakun e rinisë shqiptare!Dhe thoni pastaj jemi keq për krah pune!Po jepi rrogën nje kamarieri shqiptar 1 milion lekë në muaj dhe shife ti se sa krah pune do kesh o pler e keqe!Plerat si puna juaj po na e mbushin Shqipërinë tonë me rraca të poshtra e të zeza!Ju sh.. r... ku ti keni kuçedra!
PërgjigjuShqiptaret ikin me furgona ne gjermani e kroaci, keta kerkojne filipinas e turq...
PërgjigjuRrisni rroget o maskarenj,dhe nuk keni nevoje per filipinas turq etj. Te pangopur, doni puntore me 200-300 mije ne muaj. Skllever thuaj me mire.
Përgjigju