Vlora pastron kanalet kulluese edhe gjatë ditëve të festave

Vijon puna për pastrimin e kanaleve kulluese në qytetin e Vlorës. Prej më shumë se 30 vitesh këto kanale kanë qenë inekzistente dhe të mbuluara nga mbetje të ndryshme, çka sollën edhe përmbytjet gjatë muajit nëntor. Sipas kreut të bashkisë Vlorë Dritan Leli puna ka nisur prej një muaji dhe do të vijojë deri në normalizimin e plotë të situatës për shmangien e situatave të ngjashme me përmbytjet. Leli theksoi se në vigjilje të festave njerëzit mendojnë për pushimet dhe festat kurse bashkia e Vlorës do të vijojë të jetë në terren. Kryetari i bashkisë i bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të mos hedhin mbeturinat vende e pa vend. Ai theksoi se puna do vijojë në çdo kanal të Vlorës që sipas tij janë kthyer në kosha mbeturinash.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)