Vlorë, 32 familje ende të evakuuara
 nga përmbytjet, dëme të mëdha

Vlorë, 32 familje ende të evakuuara<br /> nga përmbytjet, dëme të mëdha
Këtu nuk jemi në Venecia, por në lagjen ‘1 Maji” të Vlorës. Prej ditës së dielë uji vijon të mbajë të pushtuar katet e para të banesave dhe bizneseve. 300 banesa janë ende të mbushurura nga uji dhe 32 familje jane evakuuar në ambientet e konviktit të shkollës industriale. 

Sikurse e shihni nga këto pamje të orfuara nga Reprot Tv, banorët duhet të heqin këpucët ose të pajisen me ëizme për të hyre dhe dalë nga shtëpitë e tyre. 

Banorët ankohen për neglizhencë, ndërsa rrëfejnë se dëmet në banesat e tyre janë të konsiderueshme. 
 
“Në shtëpi orenditë  kanë dalë jashtë standartit, jo lavatriçja sepse elektoromotorrit i është futur shiu poshtë dhe ç’janë kto divanet që kemi ne dhe sallonet çfarë kemi deri të kutitë shpërndarëse biles shpëtuam nga korenti përsëmbari,  vetëm nga ajo i harrova të gjitha. Gruaja ka ndenjur tek vëllai i saj ndërsa unë kam fjetur dy ditë te vajza dhe dy ditë në shtëpi. Nuk u bëhet problem kur neve na prishet gjithçka të merren masat më përpara çduhet bërë”, thotë  Agron Arapi.

“Ne jetojmë mes ujrave të zeza se kanë dalë gropat septike sipër të gjitha. Unë kam dy nipçe në shtëpi për t’i dërguar në kopësht as makina nuk futet as kush dhe është gjynah që të dalin sot në tetor burrat, të dalin me pantallona të shkurtra dhe gratë të rrinë në shtëpi se nuk kanë nga venë se mbyten.  Bile kemi vënë dhe pompa nga shtëpia për të zbrazur ujin . Ne kemi 25 vjet këtu”, tregon Bardhyl Prralaj.

Balta dhe pluhuri kanë mbuluar rrugët dhe troturaet duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Duket se puna për pastrimin e tyre do të zgjasë për disa ditë. 

Ende nuk ka një faturë për dëmet e shkaktuara apo bilanc zyrtar pas përmbytjeve.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë