Vlorë, 11 korrik/ATSH-Harilla Koçi/.-Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi të premten 10 parcela me 955 rrënjë bime narkotike kanabis sativa.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se kanabisi u asgjësua në afërsi të fshatit Lapardha të komunës Kotë, 25 km në lindje të Vlorës, gjatë një aksioni të strukturave përkatëse, në kuadër të planit të masave kundër kultivimit të bimëve narkotike. Sipas policisë bimët narkotike, që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara, pranë përrenjve, ishin zhvilluar në një lartësi 1-1.7 metër.
Pasi u bë asgjësimi i kanabisit përmes djegies, u bë dokumentimi i plotë ligjor në lidhje me këto raste dhe ka filluar procedimi penal për identifikimin e autorëve.
Ky aksion, pason atë të një dite më parë në të njëjtin fshat, ku u asgjësuan 1025 rrënjë bime narkotike.
Me aksionin e sotëm, numri i bimëve narkotike të asgjësuara nga policia e Vlorës gjatë javëve të fundit, shkon në rreth 11000./a.g/
/Shqiptarja.com