bime narkotike
Vlorë, 15 korrik/ATSH-Harilla Koçi/.- Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi të martën një parcelë me 130 rrënjë bime narkotike kanabis sativa. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se kanabisi u asgjësua në afërsi të fshatit Rexhepaj të komunës Vllahinë, 25 km në lindje të Vlorës, gjatë një aksioni të strukturave përkatëse, në kuadër të planit të masave kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas policisë, bimët narkotike që ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, pranë shtratit të një përroi, ishin zhvilluar në një lartësi 1-1.8 metër. Pasi u bë asgjësimi i kanabisit përmes djegies, u bë dokumentimi i plotë ligjor në lidhje me këtë rast dhe ka filluar procedimi penal për identifikimin e autorëve.
Ky aksion pason atë të pak ditëve më parë, kur në fshatin Lapardha të komunës Kotë, ku u asgjësuan 1025 rrënjë bime narkotike.
Me aksionin e sotëm, numri i bimëve narkotike të asgjësuara nga policia e Vlorës gjatë javëve të fundit shkon në rreth 11500. /a.ke/