Vlorë, 21 qershor/ATSH-Harilla Koçi/.-Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi të shtunën një parcelë me 150 rrënjë bime narkotike kanabis sativa.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se kanabisi u asgjësua në afërsi të fshatit Treblovë, respektivisht 35 km në lindje të Vlorës, gjatë një aksioni të strukturave përkatëse, në kuadër të planit të masave kundër kultivimit të bimëve narkotike . Sipas policisë bimët narkotike, që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara, ishin zhvilluar në një lartësi 1.2 m.
U bë dokumentimi i plotë ligjor në lidhje me këtë rast dhe ka filluar procedimi penal për identifikimin e autorëve, ndërkohë që bimët narkotike u asgjësuan me diegie.
Me këtë aksion, numri i bimëve narkotike të asgjësuara nga policia e Vlorës gjatë tre javëve të fundit, shkon në rreth 5000./k.s/a.g/