Sipas policisë, bimët narkotike, që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara, pranë përrenjve, ishin zhvilluar në një lartësi 1-1.7 metër.
Pasi u bë asgjësimi i kanabisit përmes djegies, u bë dokumentimi i plotë ligjor në lidhje me këto raste dhe ka filluar procedimi penal për identifikimin e autorëve.
Ky aksion pason atë të pak ditëve më parë në të njëjtin fshat, ku u asgjësuan 1025 rrënjë bime narkotike.
Me aksionin e sotëm, numri i bimëve narkotike të asgjësuara nga policia e Vlorës gjatë javëve të fundit, shkon në rreth 12000. /a.ke/