Vlorë - Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi të enjten 8 parcela me 350 rrënjë bime narkotike kanabis sativa. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se kanabisi u asgjësua në afërsi të fshatit Treblovë të komunës Armen, 25 km në lindje të Vlorës, gjatë një aksioni të strukturave përkatëse, në kuadër të planit të masave kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas policisë, bimët narkotike, që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara pranë përrenjve, ishin zhvilluar në një lartësi 80 cm. Pasi u bë asgjësimi i kanabisit përmes djegies, u bë dokumentimi i plotë ligjor në lidhje me këto raste dhe ka filluar procedimi penal për identifikimin e autorëve.
Ky aksion pason atë të pak ditëve më parë në fshatin Lapardha, ku u asgjësuan 1025 rrënjë bime narkotike.
Numri i bimëve narkotike të asgjësuara nga policia e Vlorës gjatë javëve të fundit ka shkuar në rreth 12000. /ATSH/
/Shqiptarja.com