bime narkotike
Vlorë, 25 qershor/ATSH-Harilla Koçi/.- Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi të mërkurën katër parcela me 430 rrënjë bime narkotike kanabis sativa. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se kanabisi u asgjësua në afërsi të fshatit Lapardha, 25 km në lindje të Vlorës, gjatë një aksioni të strukturave përkatëse, në kuadër të planit të masave kundër kultivimit të bimëve narkotike . Sipas policisë, bimët narkotike, që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara, ishin zhvilluar në një lartësi 1.5 m.
U bë dokumentimi i plotë ligjor në lidhje me këtë rast dhe ka filluar procedimi penal për identifikimin e autorëve, ndërkohë që bimët narkotike u asgjësuan me diegie. Me këtë aksion, numri i bimëve narkotike të asgjësuara nga policia e Vlorës gjatë katër javëve të fundit shkon në më shumë se 5000. /a.ke/
/Shqiptarja.com