Vlorë, 5 korrik/ATSH-Harilla Koçi/.- Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi të shtunën 13 parcela me 702 rrënjë bime narkotike, ndërkohë që filloi hetimet për identifikimin e autorëve.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, parcelat u zbuluan në afërsi të fshatrave Penkovë e Gorisht të komunës Vllahinë, 25 km në lindje të Vlorës, në zona pranë përrenjve, në terrene të vështira. Sipas policisë, gjatë aksionit të strukturave të komisariatit të Vlorës, që nisi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në territorin e fshatit Penkovë të Komunës Vllahinë, në vendin e quajtur "Përroi i Penkovës", u konstatuan 4 parcela të mbjella me 302 bimë narkotike kanabis sativa me lartësi nga 1- 1.5 m. Po ashtu, në territorin e fshatit Gorisht të të njëjtës komunë, në vendin e quajtur "Përroi i Mërtiraj", u konstatuan 9 parcela të mbjella me 400 bimë narkotike kanabis sativa me lartësi nga 80-1.80 m.
Nga verifikimet e para rezultoi se toka ku ishte kultivuar kanabisi ka qenë publike. U bë dokumentimi i plotë ligjor në lidhje me këto raste dhe nisi procesi hetimor për identifikimin e autorëve për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike. Aksioni i sotëm i policisë së Vlorës pason atë të një dite më parë, kur u zbuluan dhe asgjësuan disa parcela të mbjella me 850 rrënjë bime narkotike. Në total, gjatë javëve të fundit policia e Vlorës ka asgjësuar përmesa djegies rreth 8000 bimë narkotike kanabis sativa. /a.ke/
/Shqiptarja.com