bime narkotike
Vlorë, 25 korrik/ATSH-Harilla Koçi/.- Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi të premten 6 parcela me 860 rrënjë bime narkotike kanabis sativa. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se kanabisi u asgjësua në afërsi të fshatrave Velçë e Treblovë, respektivisht 50 km dhe 25 km në lindje të Vlorës, gjatë një aksioni të strukturave përkatëse, në kuadër të planit të masave kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas policisë bimët narkotike, që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara, pranë përrenjve dhe në toka publike, ishin zhvilluar në një lartësi 1.8 m. Pasi u bë asgjësimi i kanabisit përmes djegies, u bë dokumentimi i plotë ligjor në lidhje me këto raste dhe ka filluar procedimi penal për identifikimin e autorëve.
Ky aksion, pason atë të një dite më parë në fshatin Treblovë, komuna Armen, ku u asgjësuan 350 rrënjë bime narkotike. Me aksionin e sotëm, numri i bimëve narkotike të asgjësuara nga policia e Vlorës gjatë javëve të fundit, shkon në rreth 13000. /a.ke/
/Shqiptarja.com