Vlorë, 24 qershor/ATSH-Harilla Koçi/.- BE-ja financon dhe nxit krijimin e profilit të fermerit me standard evropian. Kjo nismë, që ka nisur të promovohet në Qarkun e Vlorës, do të konkretizohet në muajt në vazhdim përmes një projekti që mban siglën e BE-së. "Evidentimi i nismës së fermerit më të mirë evropian do të realizohet në kuadër të projektit IPATECH "Teknologji në miniaturë në përpunimin e produkteve agroindustriale", financuar nga BE-ja përmes programit IPA Adriatic", sqaron Mirela Koçi, përfaqësuese e projektit për Shqipërinë, drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal (AULEDA).
Sipas saj, në konkursin për fermerin më të mirë evropian (Competition for the best farmer) janë ftuar të marrin pjesë fermerë, blegtorë, prodhues bulmeti, vere, vaji ulliri, mjalti, kultivues vreshtash, të moshës deri në 40 vjeç, aq sa parashikon edhe projekti në fjalë. "Kjo nismë synon të evidentojë rastet më të suksesshme në këto fusha, të promovojë punën dhe produktet e realizuara", shprehet Koçi, ndërkohë që shton se në këtë proces do të vlerësohen me përparësi ata fermerë që respektojnë standardet evropiane të marketimit dhe çertifikimit të produkteve.
Aktualisht është shpërndarë një formular aplikimi për këtë kompeticion, ndërkohë që vlerësimi do të jetë një proces që do të kalojë në disa faza dhe do të realizohet përmes një dite të hapur, si dhe forma të tjera konkurruese dhe transparente. Një komision specialistësh do të bëjë edhe monitorimin dhe vlerësimin e profilit të çdo fermeri aplikant në terren, në përputhje me standardet që parashikon procesi.
Krahas kësaj, gjithçka do të pasqyrohet me të dhënat e nevojshme në "web site"-in përkatës, që është i aksesueshëm. Konkurrimi parashikohet në finalizohet së shpejti kur do të përcaktohet dhe do të shpallet fituesi, për të cilin janë parashikuar edhe vlerësime materiale, në përshtatje dhe funksion të natyrës së aktivitetit të tij prodhues. Evidentimi i fermerit më të mirë evropian është një proces që realizohet për herë të parë në Shqipëri me nxitjen dhe mbështetjen e BE-së. /a.ke/
/Shqiptarja.com