Vlorë - Në zonën e Lumit të Vlorës mbledhja e bimëve aromatiko-mjekësore është shndërruar në një aktivitet që po rritet gjithnjë e më tepër. Këtu ndikon edhe fakti që kjo zonë është e pasur me bimë të këtij lloji si, rigoni, bari i bletës, trumza, murizi etj. Por, gjatë shtegtimit me tufat e bagëtive, banorë të tjerë shfrytëzojnë pllajat e malit të Çikës për të grumbulluar sherebelën, e cila është mjaft e kërkuar. Gradualisht, numri i atyre që janë përfshirë në këtë aktivitet po rritet. Në fakt, kjo tendencë është rikthim në një traditë, që për banorët e luginës së Shushicës ka qenë mjaft e spikatur. Fshati Brataj ka qenë i njohur dikur për disa pika të grumbullimit dhe transportit të bimëve aromatiko-mjekësore. Prandaj dhe banorët këtu i konsiderojnë bimët aromatiko-mjekësore si një mundësi për të rritur të ardhurat e tyre.Zona e pasur me këto bimë, veçanërisht me rigon, e garanton këtë aktivitet dhe zgjerimin e tij në të ardhmen. Janë dhjetra banorë në fshatrat Vranisht, Kuç, Bolenë, Tërbaç, Gjorm, Mesaplik, Brata, etj, që tashmë e kanë shndërruar mbledhjen dhe tregtimin e bimëve aromatiko vajore, mes të cilave rigonin, si një mundësi për të ndërtuar një aktivitet privat, krahas punëve të tjera të përditshme në bujqësi e blegtori. Fatbardha, një 53 vjeçare nga fshati Bolenë, thotë se, çdo vit mbledh dhjetra kilogramë me rigon, të cilat vjen dhe i mbledh një biznesmen nga Tirana. "Bashkë me dy djemtë dhe burrin, dalim shpesh në mal (Çikë), ku rritet kjo bimë dhe punojmë për orë të tëra", thotë ajo. Vështirësia rritet veçcanërisht në periudhën e verës, kur shtohet rreziku që vjen nga gjarpërinjtë.
-Mungesa e një rrjeti grumbullimi, shqetësim për banorët-
Banorët e kësaj zone mendojnë se duhet të nisë të organizohet rrjeti i grumbullimit dhe transportit të këtyre bimëve. Në fakt, persona të ndryshëm në disa fshatra, janë përfshirë në këtë sistem. Kundrejt tarifave të caktuara, ata grumbullojnë bimët aromatiko-mjekësore në fshatrat e ndryshme të zonës së Lumit të Vlorës e më gjerë. Por, ka prej tyre që realizojnë edhe prodhimin e këtyre bimëve, duke mbjellë parcela me rigon dhe duke e përgatitur atë gjysëm të përpunuar. Tentativat për të ndërtuar dhe organizuar një sistem të grumbullimit dhe transportit të këtyre bimëve, tashmë janë kristalizuar me krijimin e disa pikave, të caktuara, të shpërndara në zona të ndryshme të rrethit të Vlorës. Përmes tyre, këto bimë transportohen drejt Tiranës, apo disa qyteteve të vendit, për t'u eksportuar në vende të tjera. Por, ky sistem ka mjaft mangësi dhe nuk funksionon në të gjitha zonat.
Por, banorët e fshatrave të ndryshme, veçanërisht të Lumit të Vlorës, tregojnë se mjaft prej atyre që ushtrojnë aktivitetin e mbledhjes së këtyre bimëve, nuk respektojnë disa nga kërkesat bazë të vjeljes. Mbledhja e rigonit, e sherebelës etj, duhet të kryhet me kujdes dhe brenda një sezoni të caktuar. Në të kundërt, nuk sigurohet cilësia e duhur dhe dëmtohet bima, gjë që shoqërohet me pakësimin e prodhimit në vitet pasardhëse.
-Bimët aromatike dhe mjekësore, në industrinë kimike dhe farmaceutikë-
Këto bimë kanë një fushë të gjerë përdorimi dhe vlera të larta kurative. Konkretisht, sherebeli përdoret për prodhimin e vajrave bimore për qëllime estetike, për prodhimin e shampove, në kulinari, në prodhimin e qetësuesve të ndryshëm kundër alergjive. Edhe paracetamoli ka një përqindje të konsiderueshme prej sherebelit. Ndërkohë, rigoni përdoret për prodhimin e esencave, në industrinë kimike etj. Bari i bletës ka gjithashtu vlera të larta dhe shfrytëzohet në mjekësi, ndërkohë që trumza, që bën pjesë në familjen e rigonit, ka të njëjtat veti përdorimi.
-Sherebela dhe rigoni, eksportohen drejt SHBA-
Aktualisht rreth 60% e rigonit dhe 45 % e sherebelës që eksportohet nga vende të ndryshme drejt SHBA, e ka origjinën nga Shqipëria. Aktualisht në rrethin e Vlorës operojnë rreth 5 akumulues të bimëve medicinale të cilët kanë nënshkruar kontratat me Drejtorinë e Pyjeve.
Por, këtu ka edhe mjaft probleme të pazgjidhura ku veçohet ai i kuadrit ligjor shqiptar, i cili nuk është përmirësuar ende dhe nuk merr parasysh ritmet e zhvillimit të kësaj industrie. Nga ana tjetër, inventarizimi i sipërfaqeve me bimë medicinale është realizuar qysh në vitin 1988 dhe ende nuk është azhornuar. "Kjo përbën edhe një ndër emergjencat në këtë drejtim, për të vlerësuar rezervat që mund t'u paraprijnë politikave të stimulimit", thonë specialistët. /ATSH/
/Shqiptarja.com